Breaking News
Home / Lajme / (Video) Sonte në Sportin Shqiptar në Zvicër, flet ish futbollisti Milaim Rama

(Video) Sonte në Sportin Shqiptar në Zvicër, flet ish futbollisti Milaim Rama

E Hënë, me 23 Dhjetor 2019

Emisionin radhës, të dytin, SPORTI SHQIPTAR NË ZVICËR, do t’ia kushtoje Milaim Ramës, futbollistit të parë shqiptar që ka luajtur për Kombëtaren Zvicerane të Futbollit. Ai tashmë është pjesë e historisë së futbollit këtu, por edhe vet sportit shqiptar në Zvicrër.

Për më shumë se 15-të sezone, Milaimi ka luajtur në ekipet si, FC Thuni, FC Schafhausseni në Zvicër dhe FC Augsburgu në Gjermani.

Karriera e Milaim Ramës në Futboll, ka nisur shumë vonë, por suksesi dhe arritja e tij ishte e shpejtë dhe mbresëlënëse.

Si, Kur dhe ku e nisi karrierën si futbollist Milaim Rama, kur erdhi në Zvicër, cilin sezon e vlerëson si më të mirin të karrierës, kush e ftoi në Kombëtaren e Zvicrës, si e përjetoi pjesëmarrjen në Europianin Portugali 2004, kur dhe si ishte ndeshja e fundit?

Këtyre dhe shumë pyetjeve tjera të gazetarit Kasam Selimi, Milaim Rama do t’u përgjigjet në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër që do të transmetohet në TV Syri dhe në dritaren informative www.radiovala.com, sonte nga ora 21:00.

@Kasam Selimi
@Syri TV
@radiovala.com
@albsport.ch

9,008 total views, 553 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Mbi 110 mijë franga ndihma nga klubet shqiptare në Zvicër për Shqipërinë

FC Prishtina Bern, FC Tetova Basel, FC Besa Biel/Bienne, Klubi i Motoristëve PLISAT, FC Besa …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: