Breaking News
Home / Emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër / (Video) 14-të herë kampioni i Zvicrës në Karate, Fehmi Mahalla i ftuar në Sportin Shqiptar në Zvicër

(Video) 14-të herë kampioni i Zvicrës në Karate, Fehmi Mahalla i ftuar në Sportin Shqiptar në Zvicër

Në emisionin e 12-të në Sporti Shqiptar në Zvicër, kam ftuar për ta njohur edhe unë personalisht, por mbi të gjitha për të lenë një rrëfim ekskluziv për gjeneratat e reja, ish karateistin shqiptar, më i suksesshmi në Zvicër, Fehmi Mahallan, që mban REKORD, si 14-të herë Kampion në shtetin helvetik.
Fehmiu është edhe Kampion i Europës në vitin 2005-të si dhe mban edhe një rekord botëror, katër herë fitues i Open de Paris.

Në karrierën si karateist, ai ka fituar 97 medalje.
Bashkë me Shqiprim Salihun, Elson Kabashin dhe Kujtim Bajramin, bëjnë pjesë në gjeneratën që Zvicrës, me dhjetëra e qindra medalje, të arta, bronzta, argjendta.

Për këtë emision dhe në përgjithësi, dua ta falënderoj publikisht ish karateistin Shqiprim Salihun për kontributin dhe përkrahjen që i jep Sportit Shqiptar në Zvicër dhe ai është meritori që të hënën do ta dëgjojmë rrëfimin e Fehmi Mahallës, në Sportin Shqiptar në Zvicër në SYRI TV.

Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bern, me 2 Mars 2020
Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

4,969 total views, 7 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Albertoz Murtaj, trajneri i FC Besa Biel, i ftuar në emisionin Sportin Shqiptar në Zvicër

Në emisionin e 10-të, Sporti Shqiptar në Zvicër, i ftuar është Albertoz Murtaj, trajner i …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: