Breaking News
Home / Emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër / (Video) Samir Ramizi, futbollisti i Neuchâtel Xamax-it, flet për Sportin Shqiptar në Zvicër

(Video) Samir Ramizi, futbollisti i Neuchâtel Xamax-it, flet për Sportin Shqiptar në Zvicër

Në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, për herë të parë flet një futbollist profesionist shqiptar, një nga shumë futbollistët shqiptarë që luajnë në Super Ligën e Zvicrës në Futboll.

Në emisionin e 19-të, nëpërmjet video lidhjes me Skype, bashkëbisedoj me mesfushorin e klubit zviceran, Neuchâtel Xamax-it, me Samir Ramizin.

Me Samirin flas për aktualitetin më të madh në Botë, për virusin Korona, për pasojat dhe ndikimin që ka ky virus edhe në Futboll.

Pra, si është jeta pa futbollin aktiv, pa stërvitjet në ekip.

Samiri tregon për veprimin e tij dhe të shokëve, për të mos e sjellë klubin në krizë financiare.

Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në ora 21:00, në TV Syri.

I falënderoj për përkrahje financiare të emisionit, Shqiprim Salihun dhe Lindim Jusufin, që na ndihmojnë dhe motivojmë të vazhdojmë pa mos u ndalur edhe në këto kushte të vështira, ku emisionet realizohe nga largësia.

Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në TV Syri.
Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bern, me 20 Prill 2020

Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

1,637 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksierët Hadis dhe Festim Ademi në Sportin Shqiptar në Zvicër 15

Për dallim nga emisionet e kaluara, në emisionin e 15-të, kam të ftuar sportistë të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: