Breaking News
Home / Emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër / (Video) Gazetari dhe ish kryetari i FC Besa SG, Bekim Dalipi flet për Sportin Shqiptar në Zvicër 20

(Video) Gazetari dhe ish kryetari i FC Besa SG, Bekim Dalipi flet për Sportin Shqiptar në Zvicër 20

Në emisionin e 20-të bashkëbisedoj me një mysafir ndryshe, me një njohës dhe njeri me shumë përvojë në Sportin Shqiptar në Zvicër, me ish kryetarin e klubit futbollistik Besa nga St. Gallen-i dhe klubit motoristik Plisat, me kolegun gazetarin e platformës albinfo.ch, me Bekim Dalipin.

Bekimi jep mendimin dhe opinionin e tij, për temën më aktuale në Botë, virusin Korona, se nëse mund të jenë të prekur në aspektin financiar, sporti shqiptar në Zvicër, sidomos klubet e futbollit.

Ai gjithashtu jep edhe këshilla dhe udhëzim se si do të ishte më së miri për në të ardhmen, me funksionimin e shumë klubeve, sidomos në një rajon. Kolegu Bekim Dalipi, tregon edhe për punën që ai ka bërë sa ka qenë drejtues i dy klubeve shqiptare në Zvicrën lindore, te Plisat dhe së fundmi në Besa, ku në pjesën e parë të sezonit klubi përfundoi vetëm një pikë pas vendit të parë.

I falënderoj për përkrahje financiare të emisionit, Shqiprim Salihun dhe Lindim Jusufin, që na ndihmojnë dhe motivojmë të vazhdojmë me këtë emision. Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bern, me 27 Prill 2020 Kasam Selimi Autor dhe Udhëheqës i emisionit

1,301 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksierët Hadis dhe Festim Ademi në Sportin Shqiptar në Zvicër 15

Për dallim nga emisionet e kaluara, në emisionin e 15-të, kam të ftuar sportistë të …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: