Breaking News
Home / Emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër / (Video) Futbollisti i FC Schaffhausen-it, Gjelbrim Taipi në Sportin Shqiptar në Zvicër 22

(Video) Futbollisti i FC Schaffhausen-it, Gjelbrim Taipi në Sportin Shqiptar në Zvicër 22

Në emisionin e 22-të të Sportit Shqiptar në Zvicër, për të folur për rifillimin e stërvitjeve në ekipe dhe më pas edhe të kampionatit pas datës 8 Qershor, nëpërmjet Video lidhjes/Skypes, do të bashkëbisedoj me Gjerlbrim Taipin, me futbollistin e FC Schaffhausen-it dhe përfaqësueses së Kosovës, njëri nga futbollistët shqiptar me më shumë përvojë në futbollin zviceran.

Nga data 11 Maj, klubet do të mund të rinisin të stërviten, por gjithashtu të kufizuar dhe duke iu përmbajtur konceptit të mbrojtjes nga virusi Korona.

Në Zvicër është anuluar sezoni futbollistik për sezonin 2019/2020, në përjashtim të futbollit në ligat profesionale, si Super Ligë dhe Challenge Ligë.

E falënderoj edhe trajnerin e FC Wil-it, Amir Shafin që më vendosi në kontakt me Gjelbrimin dhe për gatishmërinë për të bashkëbiseduar në emisionin e vetëm sportiv javor në diasporën shqiptare.

Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën në ora 21:00, në TV Syri.

I falënderoj për përkrahje financiare të emisionit, Shqiprim Salihun dhe Lindim Jusufin, dy dashamir të mëdhenj të Sportit Shqiptar në Zvicër.

Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com

Bern, me 10 Maj 2020

Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

 18,082 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Zejdan Alili, futbollist në Gjermani, flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim (26) bashkëbisedim me Zejdan Alilin, Futbollist në SV 1950 Büchelberg e.V. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: