Artim Shaqiri trajner i ri i FC Schaffhausen-it në Zvicër

Artim Shaqiri trajner i ri i FC Schaffhausen-it në Zvicër

Schaffhausen, me 2 Shtator 2021
Një nga futbollistët shqiptar më të mirë të viteve 2000 në Maqedoninë e Veriut, Artim Shaqiri është emëruar Trajner i ekipit të mirënjohur zviceran, FC Schaffhausen-it, shkruan Sporti Shqiptar në Mërgim, transmeton radiovala.com.
Shaqiri vjen në vend të Murat Yakin-it, i cili u emërua trajner i përfaqësueses së Zvicrës në Futboll.
Ai posedon licencën UEFA Pro dhe më parë ka qenë trajner i KF Shkëndisë së Tetovës, pastaj, FK Kukësit, FC Flmaurtarit të Prishtinës dhe së fundmi trajneri i klubit maltez, Pembroke Athleta FC.
“Artim Shaqiri do të jetë në dispozicion te FC Schaffhausen-i, me efekt të menjëhershëm, por do të duhet të presë pak derisa të arrijë leja e punës. FC Schaffhausen-i e mirëpret ngrohtësisht Artimin në Munotstadt dhe i uron atij shumë argëtim dhe suksese në shtëpinë e tij të re”, thuhet në njoftimin e FC Schaffhausen-it, përcjellë radiovala.com.

Kujtojmë se Artim Shaqiri ka një përvojë shumë të madhe si futbollist i shumë skuadrave dhe ligave, ndër ta edhe të kampionatit më të mirë në botë, Premier Ligës.
Ai ka luajtur te ekipi i West Bromwich Albion-it, pastaj ka qenë pjesë e Halmstads BK në Suedi, Vardar të Shkupit, TeBe Berlin në Gjermani, ND Gorica dhe NK Korotan në Slloveni, në Malatyaspor në Turqi, CSKA Sofia në Bullgari, Aalborg BK në Danimarkë, FC Inter në Finlandë, FC Vaduz në Lihteshtajn, KF Shkëndija e Tetovës, Besa e Kavajës, dhe në fund edhe te Qarabag FK në Azerbajxhan, ku edhe e përfundon edhe karrierën si futbollist.
Hapat e para si futbollist i ka nisur te Dinamo i Livadhisë për të vazhduar më pas te klubi Karaorman nga Struga.
Mesfushori Artim Shaqiri, gjithashtu paraqitje të mira ka pasur edhe te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll,, si futbollisti më më shumë paraqitje, në 73 ndeshje zyrtare.
Artim Shaqiri mbahet mend për paraqitjen, e sidomos për golin e bukur shënuar nga goditja nga këndi, në ndeshjen kundër Anglisë, të zhvilluar në St. Marry në Southampton në vitin 2002, që përfundoi me rezultat 2:2, e ndërkaq goli i Shaqirit në portën e David Seaman-it, ishte goli i epërsisë për Maqedoninë e Veriut.
48-të vjeçari, Artim Shaqiri ka lindur në Livadhi të Strugës.
@Kasam Selimi
@radiovala.com
@Sporti Shqiptar në Mërgim

administrator

Lini një Përgjigje