(Video) Dy vjet Sporti Shqiptar në Mërgim

(Video) Dy vjet Sporti Shqiptar në Mërgim

Deri me 16 Dhjetor të vitit 2019, për mua ishte ëndërr, ishte dëshirë, ishte një synim i madh që të realizoj një emision sportiv në gjuhën shqipe në Mërgim.

Sot, dy vjet më vonë, kjo ëndërr tanimë është një e vërtetë e madhe, një realitet të cilën kam nisur ta jetësoj, t’i jap jetë, çdo javë, pas 16 dhjetorit të 2019-ës.

Tanimë është përvjetori i dytë i emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim, emisionit që fillimisht nisi si emision i sportit shqiptar në Zvicër, e që sot pas dy viteve, ky emision ka depërtuar edhe te sporti shqiptar në Gjermani, Itali, Austri, Çeki, e në vazhdim edhe në vendet tjera.

Filluam me emisionin e 1, 2, 3, e sot kemi arritur në 88-të emisione të realizuara në dy vite, 33 vetëm në vitin 2021, me mbi 60 bashkëbisedues, të cilët i falënderoj aq shumë që morën pjesë në emisionet e mia.

E ndjej veten më fat që mu dha mundësia ta filloj këtë mision, për të lënë gjurmë këndej, për të qenë dëshmitarë i ngjarjeve, i sukseseve, për ta ruajtur suksesin e gjakut tonë.
Ky mision bëhet me vullnet, me dëshirë, me zemër, me shumë mundime e plotë sakrifica, por e rëndësishmja që bëhet, edhe pse bëhet vetëm me dy duar dhe me duart e përkrahjes të pak shokëve dhe familjes sime.

Interesimi, vlerësimi, angazhimi dhe përkrahja për emisionin, e bën që ta veçoj Shqiprim Salihun, sepse ai ka bërë si askush tjetër për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim, për mua si bartës, në këtë mision për këto dy vite. Faleminderit Shqiprim, Mirënjohje për kontributin dhe për gurët e vendosur në kalanë e emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim.

Për çdo lëvdatë dhe mirënjohje janë edhe shokët e miqtë tjerë, që më ndihmuan edhe në vitin e dytë, Xhevdet Spahiun, Avni Mustafën, Vaxhid Bislimin, Leo dhe Izet Sahitajn, Besim Bublican, Lindim Jusufin dhe Nehat Rexhepin. Faleminderit që më përkrahët në misionin tim.

Emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim ka nevojë për mbështetje, për përkrahjen e ndoshta edhe të pak më shumë dashamirëve të sportit. Më ndihmoni mua, se në të vërtetë Ju bëheni shkaktar që njëkohësisht që bashkërisht me emisionin t’i përkrahim edhe dhjetëra sportistë dhe ekipe shqiptare gjatë një viti.

Faleminderit edhe familjes sime që ecin me mua bashkë. Faleminderit dhe vlerësim maksimal për TV2 Gostivar dhe në veçanti për Muarrem Shaqirin, për bashkëpunimin korrekt dhe hapësirën e dhënë në programet e tyre për Sportin Shqiptar në Mërgim.

Ka lëshime, ka gabime, më ikin gjëra gjatë realizimit të emisionit, jam i vetëdijshëm. Kaq di dhe kaq mund të bëj, sepse jam i vetëm, duke xhiruar, duke intervistuar, duke e përpunuar emisionin. KjPrandaj, më falni kur e shikoni se diçka është e bërë me gabim, por më besoni, pa dashje.

Nga mërgata, në Mërgim, për mërgatën
Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i parë dhe i vetëm sportiv i rregullt i mërgatës shqiptare.

Bern, me 17 Dhjetor 2021
Kasam Selimi

Autor dhe Udhëheqës i emisionit

administrator

Lini një Përgjigje