(Video) Përgatitjet për mbrëmjen e boksit, Pejë – Kosovë 2021 – Sporti Shqiptar në Mërgim 88 (16.12.21)

(Video) Përgatitjet për mbrëmjen e boksit, Pejë – Kosovë 2021 – Sporti Shqiptar në Mërgim 88 (16.12.21)

Emisioni i fundit në vitin 2021 dhe i fundit në sezonin e 2-të në Sportin Shqiptar në Mërgim, vjen i begatë, me shumë bashkëbisedues dhe kushtuar ngjarjes së madhe të boksit, ku bartës kryesor janë sportistët nga mërgimi.

Në e emisionin e 88-të, flasim për mbrëmjen e boksit, që me 27 Dhjetor 2021, do të mbahet në Pejë të Republikës së Kosovës, organizuar nga Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu.
Kemi realizuar gjashtë intervista me sportistët tanë, në Zvicër, Gjermani, Republikën Çeke dhe në Maqedoninë e Veriut..

Ekskluzivisht flasin, organizatorët e kësaj mbrëmje, Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu, si dhe boksierët të cilët kanë ndeshjet e tyre kryesore në këtë ngjarje kryesore, që luftojnë për tituj të rëndësishëm, si Labinot Xhoxhaj, për titullin UBO Internacional, trajneri Ramadan Milaku, pastaj Edmond Zefi për titullin, WBF të botës, për të rinj, si dhe Armend Xhoxhaj, i cili lufton për dy tituj, në GBU dhe WBF për titull botëror.

Bern, me 16 Dhjetor 2021
Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emsionit

administrator

Lini një Përgjigje