(Video) Samet Vejseli, ish Futbollist i FC Prishtinës së Bern-it – Sporti Shqiptar në Mërgim 86 (05.12.21)

(Video) Samet Vejseli, ish Futbollist i FC Prishtinës së Bern-it – Sporti Shqiptar në Mërgim 86 (05.12.21)

Një nga qëllimet kryesore të emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim, ka qenë dhe është, që vend të rëndësishëm t’u kushtohet edhe sportistëve dhe dashamirëve të sportit shqiptarë, të cilët kanë qenë të parët që kanë dhënë kontribut në fillimet e para, të sportit shqiptarë në mërgatë.

Në emisionin e 86-të, flasim me Samet Vejselin, një nga futbollistët e ekipit të parë të FC Prishtinës së Bern-it, në fillim të viteve të 90-ta, se si është mirëpritur ky klub nga shqiptarët. Ai flet edhe për vitet e sukseshme të FC Prishtinës.

Sameti tregon se si dhe në kuadër të cilit klub garonin shqiptarët e Bernit, deri sa u themelua Prishtina, se kur është themeluar klubi i parë i shqiptarëve në kryeqendër.

I sulmuesi i Prishtinës tregon edhe për rolin e trajnerit që e ka pas në ekipin e dytë të Prishtinës dhe në FC Iliridë, ekipin që është themeluar në vitin 2008.

administrator

Lini një Përgjigje