Prezantimi i kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare në festën e Ostermundigen-it

Prezantimi i kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare në festën e Ostermundigen-it

Bern, me 3 Shtator 2022

Në Ostermundigen të kantonit të Bernit në një manifestim shumetnik që festohet çdo vit, Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi dhe Shkolla shqipe Ostermundigen Bern, prezantuan para një publiku të gjërë, kulturën, arsimin dhe traditën shqiptare. Duhet theksuar që kryebashkiaku i Ostermundigenit, z. Thomas Iten e vlerësoi kontributin e shqiptarëve për këtë event, i iniciuar dhe i bashkëorganizuar nga kryetarja e Komisionit për Intergrim znj. Emsale Selmani.

Kryesia e shoqatës dhe ajo e shkollës shqipe, bashkë me prindërit, janë të përkushtuar për ruajtjen dhe promovimin më të mirë të kulturës kombëtare shqiptare këtu në mërgatë, e cila ju mundëson të jenë edhe më të ngritur e qytetëruar në çdo aspekt.

Familja e madhe cila quhet Shoqata kulturore shqiptare Bashkimi, i falënderon për kontributin e dhënë familjet: Gashi, Selmani, Jashari, Ferati, Morina, Bajraktari, Kryeziu, Cizmolli, Tahiri dhe Surdulli.
Në këtë aktivitet kulturor, na gëzoi pjesëmarrja e të rinjve, tani politikan, mjek, student, punëtor në institucione të ndryshme, nxënës gjimnazi, si dhe të profileve të ndryshme, të cilët ishin aty në përkrahje të prindërve të tyre, të cilët do të jenë e ardhmja e shoqatës,, Bashkimi” dhe shkollës shqipe.

Anëtarët e kryesisë së SHKSH Bashkimi dhe të Shkollës Shqipe, tek tenda e ndarë nga komuna, gjatë tërë ditës, prezantuan ushqimet dhe pijet tradicionale të përgatitura nga familjet shqiptare, veshje e punime, libra etj. për të cilat ishin të interesuar dhe të dijnë dhe u informuan një numër i madh i bashkëqytetarëve.

Publiku në Ostermundigen, e mirëpriti vallen e paraqitur nga grupi i vallëzimit, dy këngë të mirëfillta shqipe, si dhe nxënësit e shkollës me leximin e poezisë,, Jeta” e shkruar nga Nëna Tereza.
Falënderim i madh, ju i takon muzicientëve:

Ramiz Cizmoli, Armend Mujë Terziu, Amir Asani, Teki Zulfija, Hadip Qefleshi dhe Alen Al të cilët gjithmonë i dalin në krah shoqatës dhe kontribojnë vullnetarisht.
Faleminderit gazetarit të nderuar z. Kasam Selimi, për gatishmërinë e pa kursyer në aktivitetet tona!

Me nderime,
kryesia e SHKSH Bashkimi & e shkollës shqipe Ostermundigen

https://www.facebook.com/photo/?fbid=5396125627168433&set=pcb.5396133470500982

administrator

Lini një Përgjigje