Karateisti Arben Pjetraj ia siguron Zvicrës medaljen e Bronztë nga Europiani në Hungari (Foto/Video)

Budapest/HU, me 8 Shkurt 2020

Karateisti shqiptar Arben Pjetraj ia ka siguruar medaljen e Bronztë, Zvicrës në kampionatin e 47-të të Karatesë për Kadetë dhe Junior, përcjellin syri.tv dhe radiovala.com.

Pjetraj ka garuar në kategorinë U18-76 kilogram, në disiplinën Kumite (Lufta).

“Në vitin 2020, unë do të doja të marrë një titull në Kampionatin Evropian të të Rinjve. Për pjesën tjetër të karrierës time sportive, synoj të kualifikohem në Kampionatin Botëror Evropian në elita dhe potencialisht në Lojërat Olimpike”, kanë qenë objektivat e vendosura nga karateisti Arben Pjetraj.

Pak javë përpara kampionatit, trajneri personal i 17-të vjeçarit Pjetraj, Shqiprim Salihu, në emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër në TV Syri, parashikoi se Arbeni do të fitoj një medalje nga kampionati Europian.

“Arbeni është në formë shumë të mirë, shpresoj se me pak fat sportiv, do ta kap një medalje në kampionatin Europian, ka shanse të mira për medalje”, pati deklaruar Salihu në Sportin Shqiptar në Zvicër.

Arritjet e Arben Pjetrat:
2014 Kampion i Zvicrës kumite U12 +40 kg
2015 Nënkampion i Zvicrës kumite U14 lourd
2016 Kampion i Zvicrës kumite U14 lourd
2017 Kampion i Zvicrës kumite U16 -70
2017 Vendi i 3-të në Austrian Junior Open kumite U16 -70
2017 Vendi i 3-të Eurocup kata U16
2018 Vendi i 3-të Austrian Championscup kumite U16 -70
2018 Vendi i 1-ë European Grand Prix kumite U16-70
2018 Vendi i 1-ë Karate1 Youth League Budapest U16-70
2018 Vendi i 1-ë Karate1 Youth League Umag U16-70
2018 Vend i 1-ë Austrian Junior Open U16-70
2018 Kampion i Zvicrës U16-70
2019 Vendi i 2-të Austrian Junior Open U18-76
2019 Vendi i 1-ë Lion Cup U18-76
2019 Vendi i 3-të Eurocup Zell am See U18-76
2019 Vendi i 3-të 19th Croatia Open U18-76
2019 Kampion i Zvicrës Junior -76kg
2019 Kualifikimi për kampionatin e Europës U18-76
2019 Kualifikimi për kampionatin e U18-76

Në kampionatin Europian në Hungari, për Zvicrën garon edhe karateisti i dytë shqiptar i cili garon në kategorinë Kadetë Kumite, +70.
Gjithashtu nga Zvicra, por për Kosovën, garon edhe karateistja Diellza Sejdijaj.

Video deklaratën e ish karateistit Shqiprim Salihut, e gjeni në lidhjen e mëposhtme, nga minuta 23:48

@Kasam Selimi
@SYRI.TV
@radiovala.com
@Sporti Shqiptar në Zvicër

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: