Emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim do të nis të transmetohet në TV2 Gostivar

TV2 Gostivar bëhet televizioni i parë në vendlindje dhe media e parë në trojet shqiptare, që merr të drejtën për transmetim të emisionit të parë të vetëm sportiv në diasporë, Sporti Shqiptar në Mërgim.

Ishte një befasi shumë e mirë, e mbi të gjitha një vlerësim i madh për punën time, të dëgjoja fjalët e drejtuesit të TV2, Muharrem Shaqirit, që më përgëzoi për angazhimin tim dhe gjatë bisedës që sot e kishim, përveç se më ofroi përkrahje për punën që bëj, ai shprehu dëshirën dhe interesimin, për të marr të drejtën për të transmetuar emisioni edhe në TV2 Gostivar.

Një kërkese të sinqertë, një interesimi nga një mik, bashkëqytetar e koleg, pa hezituar i thash PO, PO sepse e ndjeva se më nderonte Gostivari im, vendlindja ime, më nderonte shtëpia televizive ku kam qenë pjesë e saj përpara 12-13 vitesh.

Sinqerisht, Muharremi më befasoi jashtëzakonisht, tek po merrja fillimisht një mesazh përkrahje konkrete për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim dhe kur e hapa ta lexoj, ishte sikur të më ishte falur dynjaja, për shkak se vinte papritur e kujtuar.

Gjithashtu më bëri të ndjehem mirë edhe fakti që me Muarremin, e konfirmuam dhe u pajtuam se për asnjërën palë, nuk paraqet asnjë pengesë, të respektohen mediat, unë të tregoj se emisioni gjithashtu do të transmetohet edhe në TV2 dhe se në TV, pa asnjë problem do të shfaqet edhe emri i RadioValës, prodhim i të cilës është edhe Sporti Shqiptar në Mërgim.

E falënderoj gjithë ekipin e TV2 Gostivar, një nga të parët në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, e themeluar përpara 26-të vitesh, që gjejmë gjuhë të përbashkët dhe mirëkuptim për të bashkëpunuar.

Si Autor dhe Udhëheqës i emisionit, më bën NDER dhe më NDIHMON shumë përkrahja në çfarëdo forme që marr për Sportin Shqiptar në Mërgim.

Kasam Selimi

Bern, më 8 Shtator 2020

 4,518 total views,  22 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Hendbollistja Belma Beba në Sportin Shqiptar në Mërgim 42

Sporti Shqiptar në Mërgim emisioni i 42-të Bashkëbiseduese: Belma Beba, hendbollistë në Hendbolliste e HSG …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: