1 vjet SPORTI SHQIPTAR NË MËRGIM

16-të dhjetori, ora 21:00, sjellin kujtime shumë të veçantë për mua.

Në këtë datë, në këtë orë, përpara një viti u bë transmetimi i emisionit të parë të rregullt sportiv në mërgatën shqiptare, Sporti Shqiptar në Zvicër, tani Sporti Shqiptar në Mërgim, në TV Syri në Zvicër dhe në dritaren informative www.radiovala.com.

Për mua do të jetë e veçantë dhe historike, për shkak se u bë hapi i parë që mërgata shqiptare, sportistët, sporti shqiptar sidomos në Zvicër, të ketë një emision të vetëm dhe të rregullt, vetëm për ta.
Do të mbetet i veçantë sepse, për një vit, çdo javë, arrita të marr rrëfimin e parë si gazetar, të pjesës më të madhe, edhe intervistat e para për një program në program/emision në gjuhë shqipe, e veçanërisht në Mërgim.

Do mbetët i veçantë sepse, është emisioni që bashkoi shqiptarët nga gjitha trojet që jetojnë në mërgim, emision që s’bëri ndasi rajoni, krahine, e vendi. Ishte dhe është, për sportin dhe sportistët shqiptarë në Mërgim.

Do mbetët i veçantë sepse, nuk u ndanë sportistët pse janë profesional ose amator, pa dallim, u ftuan sportistët e njerëzit e sportit që kanë dhënë kontribut për shqiptarët, me rezultatet dhe të arriturat e tyre, që kontribuojnë që shqiptarët ta ruajnë gjuhën, traditën dhe unitetin.

Do mbetët i veçantë sepse, u dëshmua se për të ardhur në emision, s’duhet të japësh as edhe një qindarkë.

Ky emisioni nisi dhe jeton për ta promovuar dhe ruajtur suksesin sportiv të shqiptarëve nē Mërgim, në veçanti në Zvicër.
54 javë, 72 bashkëbisedues, mbi 29 orë xhirime, janë kujtim, përjetim e mbi të gjitha besim i misionit tim nga njerëzit që më përkrahën dhe nderuan, për ta jetësuar dhe jetuar emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim.

Faleminderit familjes sime, prindër, bashkëshorte, fëmijët e mi,

FALEMINDERIT Përkrahësve të mëdhnj të emisionit:
Shqiprim Salihut
Lindim Jusufit
Besim Bublices
Nehat Rexhepit
Muharrem Shaqirit, TV2 Gostivar

Faleminderit TV Syri, Musli Saiti për bashkëpunimin në realizimin e 24 emisioneve
Faleminderit Blerim Voli për bashkëpunimin gjatë 24 javëve

FALEMINDERIT
Mysafirëve dhe bashkëbisedësve
Skendet Halilit
Naim Nuredinit
Fikret Junuzit
Fatmir Osmanit
Emrush Osmanit
Milaim Ramës
Egzon Maliqajt
Shefat Isufit
Bekim Zogajt
Shqiprim Salihut
Rini Dautit
Feti Demollit
Alma Pollozhanit
Diellza Sejdijajt
Drenusha Sejdijajt
Amir Shafit
Kadrije Eminit
Sara Memishit
Albertos Murtajt
Sazan Memedit
Fehmi Mahallës
Rahim Dakajt
Ejup Ismailit
Valon Morinës
Hadis Ademi
Festim Ademi
Safet Baftijajt
Gazmend Selimit
Hadis Ademit
Festim Ademit
Samir Idrizit
Kosta Papës
Enver Hajdarit
Bylent Rexhepit
Samir Ramizit
Bekim Dalipit
Jasin Jakupit
Gjelbrim Taipit
Bejtush Fetijas
Lindim Jusufit
Zejdan Alilit
Besim Bublicës
Bexhet Bejtës
Veli Velijas
Drilon Lloshit
Kastriot Shehollit
Ismail Murinës
Nusret Limanit
Mentor Sulejmanit
Luan Krekës
Januz Saliukës
Anton Markut
Valon Gashit
Egzon Imerit
Muhamet Mustafës
Ridvan Bilallit
Alketa Ramës
Dardan Maksutajt
Belma Bebës
Naim Osmanit
Bedri Gashit
Dren Bashës
Gentja Zhutës
Almedi Ismailit
Milot Sokolit
Benjamin Ademit
Arsim Ibrahimit
Arnold Gjergjajt
Jashar Ajdinit
Perparim Rexhepit
Amir Bilallit
Edip Dalipit

Faleminderit gjithë shikuesve të emisionit dhe Ju kërkoj ndjesë për gabimet dhe lëshimet.
Themelimi i dritares informative www.radiovala.com dhe emisioni Sporti Shqiptar në Mërgim, janë dy momentet më kulmore në jetën time si Gazetar.

Bern, me 16 Dhjetor 2020
Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Bekim Ameti i Swiss Pro Akademisë flet për emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim 56, bashkëbisedues Bekim Ameti, trajner në Akademinë Swiss Pro Realizimi: www.radiovala.com …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: