Pejë, me 27 Dhjetor 2020
Boksieri Labinot Xhoxhaj, në ndeshjen e 14-të në boksin profesional, e ka fituar edhe titullin e parë.
Xhoxhaj, në ndeshjen për titullim Interkontinental në versionin UBF, fitoi në raundin e 5-të, kundër hungarezit Tamas Lodi.
Ndeshja Xhoxhaj – Lodi ishte ndeshja kryesore në mbrëmjen e boksit “Kosovo Fight Night”, në palestrën sportive në Pejë, organizuar nga promotorër, Muharrem Gjocaj dhe Avdyl Salihu.
Për shkak të kufizimeve nga virusi Korona, ndeshja u zhvillua pa praninë e publikut, ndërkaq drejtpërdrejtë u transmetua në TV T7.
@Kasam Selimi
@Foto: T7