Cyrih, me 16 Shkurt 2021
Gjyqatari anësor i futbollit Bekim Zogaj është krenaria e shqiptarëve në Zvicër.
Me punë e përkushtim, Bekim Zogaj ka arritur të jetë punëtori sportiv më i suksesshëm shqiptar në shtetin zviceran.
Suksesi i Bekimit është i vazhdushëm dhe i pandalshëm.
Çdo javë emri i tij shkruhet dhe përmendet nëpër stadiumet dhe ekipet më të mira në Zvicër.
Por jo vetëm kaq. Bekim Zogaj përveç në futbolli zviceran, me praninë dhe angazhimin e tij, na nderon edhe me pjesëmarrje në garat europiane të futbollit.
Vitin e kaluar ishim krenar që Bekimi ndau drejtësinë në CampNou te Barcelona e Messi-t, e ndërkaq këtë vit, sërish ia ka nisur për së mbari.
Të enjten do ta shohim e do të nderohemi edhe në një ndeshje tjetër, në Allian Arena në Torino të Italisë, në ndeshjen e Europa Ligës, midis Real Sociedad-it dhe gjigantit anglez Manchester United-it.
Kjo ndeshje nis në ora 18:55.
Gjyqtar kryesor i ndeshjes është kolegu i Bekim Zogajt, Sandro Schärer, ndërsa asistenti tjetër do jetë Stéphane De Almeida.
@Kasam Selimi
@Sporti Shqiptar në Mërgim
@RadioVala