Ahmeti me porosi për VMROnë dhe LSDMnë: Ditë vendimtare, pranoni kompromisin

Tetovë, me 26 Prill 2016

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti është takuar sot në selinë e BDIsë në Tetovë me Ambasadorin Norvegjez, z. Arne Sannes Bjørnstad.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bjørnstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike.

Z. Ahmeti njohtoi Ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intenzive të BDIsë gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit.

Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat pēr dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës EuroAtlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike.

Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.

Kryetari Ahmeti ritheksoi që BDI do ti vijoj përpjekjet për të dal nga kriza duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtar nga Brukseli dhe Washingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Shkupit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Kryetari i FC Besës së Winterthur-it, Edip Dalipi në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 54-të, Bashkëbisedues: Edip Dalipi, Kryetar i FC Besës së …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: