Pensionohet Isen Fejzullai, një prej administratorëve të parë shqiptarë i punësuar në komunën e Gostivarit

Gostivar, me 29 Prill 2016

Me një ceremoni të organizuar vullnetarisht nga ana e administratës komunale, është përcjellë në pension një nga administratorët e parë shqiptarë i punësuar në Komunën e Gostivarit, Isen Fejzullai nga fshati Turçan i Madh.

Administrata komunale me në krye kryetarin Nevzat Bejta, kolegut të tyre i kishin përgatitur edhe një dhuratë simbolike.

“I nderuari dhe i respektuari, Isen Fejzullai me ditën e sotme përmbyll marrëdhënien e punës në administratën e Komunës së Gostivarit, dhe nga nesër do të shijon ditën e pensionit.
Dëshiroj të shpreh një respekt të veçantë për të punësuarit e Komunës së ishin menduar të organizojnë këtë takim përshëndetës me kolegun e tyre i cili nga sot do të llogaritet veteran i administratës komunale. Shfrytëzova rastin që Isen Fejzullait t’i dëshiroj suksese, fat dhe shëndet për të gëzuar ditën e pensionit, me dëshirën që çdonjëri nga ne t’i përjeton këto ditë në jetën e vete. Punonjësit e Komunës ishin kujdesur që me mjete financiare të grumbulluara në nder dhe respekt të kolegut të tyre t’i blejnë një dhuratë simbolike si kujtim nga puna në Komunë. Unë kisha fat që në emër të tyre axhës, Isen Fejzullai të iu dhuroj këtë dhuratë”, thekson kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

K.S /Radio Vala

29_04_2016_isen_fejzullai (1) 29_04_2016_isen_fejzullai (2) 29_04_2016_isen_fejzullai (3) 29_04_2016_isen_fejzullai (4) 29_04_2016_isen_fejzullai (5)

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksieri Arnold Gjergjaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 50-të, kushtuar Arnold Gjergjajt, boksier. Autor dhe Udhëheqës i …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: