Zëvendëskryeministri Halili takoi ambasadoren e Gjermanisë, Althauser

Shkup, 29 prill 2016 – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Festim Halili, sot ka realizuar takim me ambasadoren e Gjermanisë Kristine D. Althauser.

Gjendja aktuale në vend, proceset integruese, zbatimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, anëtarësimi në NATO dhe BE ishin temat për të cilat biseduan zëvendëskryeministri Halili dhe ambasadorja Althauser.

Zëvendëskryeministri Halili e njohu ambasadoren e Gjermanisë me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në veçanti me Raportin për shqyrtimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit për kohezion social.

Ndërkohë, ambasadorja e Gjermanisë, Althauser potencoi se Ambasada e Gjermanisë përkrah zbatimin e plotë të MKO-së, si dhe shprehu gadishmëri për të ndihmuar këtë Raport sidomos në pjesën e zbatimit të rekomandimeve.

Duke folur për situatën aktuale politike, bashkëbiseduesit konstatuan se partnerët e koalicionit qeveritar duhet të dëshmojnë guxim politik dhe lidership për të tejkaluar krizën politike që Republika e Maqedonisë të mbetet në kursin e duhur drejt integrimit europian. Duhet të përmbushen kushtet e Marrëveshjes së Përzhinës që të kemi zgjedhje të lira, demokratike dhe kredibile. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Boksieri Arnold Gjergjaj në emisionin Sporti Shqiptar në Mërgim

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 50-të, kushtuar Arnold Gjergjajt, boksier. Autor dhe Udhëheqës i …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: