"Aleksandri i Madh" më i miri në Evropë në kategorinë e aeroporteve nën dy milionë udhëtarë

Shkup, 1 mars 2016  – Aeroporti i Shkupit “Aleksandri i Madh” mori çmimin për aeroport më të mirë në Evropë në vitin 2015, ASQ për cilësi të shërbimeve, në kategorinë e aeroporteve nën dy milionë udhëtarë, që e ndan organizata Airports Counsil International (ACI), kumtoi sot koncesioneri i aeroportit të Maqedonisë TAV Maqedonia.

“Çmimi është vërtetim i përkushtimit tonë për udhëtarët dhe kompanitë ajrore, si dhe për numrin e shtuar të linjave të reja dhe shërbimeve të përmirësuara, për të cilat jemi mirënjohës për orvatjet që i bënë kompanitë tona partnere”, deklaroi Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Në kategorinë e njëjtë Aeroporti i Shkupit mori çmim edhe në vitin 2012 dhe në vitin 2013.

Krahas aeroportit të Shkupit si fitues për kënaqësinë e përdorimit të shërbimeve të udhëtarëve në Evropë, në kategorinë e aeroporteve nën dy milionë udhëtarë, në kontinentet e tjera, fitues janë aeroporti Apington në Afrikë, Portland në Amerikën Veriore dhe Kuliakan në Amerikën Latine (Karaibe)./Radio Vala 

 648 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: