Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri 5,11 denarë

Shkup, 29 shkurt 2016 – Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar çmimi mesatar në pakicë i energjisë elektrike për amvisëri është 5,11 denarë për kilovat orë, shkruan Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar çmimi shënon rritje prej 1,65 për qind.

Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së dhënë për industri lëviz prej 3.40 deri në 8.30 denarë në KWh, sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së dhënë për industri lëviz prej 17.16 deri në 18.29 denarë në metër kub, sipas grupit të konsumatorëve./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: