Besimi u takua me delegacionin nga Komisioni për Çështje Evropiane në Parlamentin Holandez

Shkup, 29 shkurt 2016 – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi sot realizoi takim me delegacionin në nivel të lartë të Komisionit për Çështje Evropiane në Parlamentin holandez, udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Malik Aymani, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vilem Vuter Plomp.

Zëvendëskryeministri Besimi uroi marrjen e kryesisë së BE-së nga ana e Holandës dhe theksoi shpresë se bashkëpunimi i deritanishëm mes Holandës dhe Maqedonisë do të vazhdojë, dhe se Holanda edhe më tej do të vazhdojë t’i mbështesë aspiratat euroatlantike të vendit.

Në takim Besimi iu referua aktiviteteve të cilat realizohen në kuadër të reformave urgjente prioritare në fushën e gjyqësisë, ndjekja e komunikimeve, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformat në administratën publike dhe reformat zgjedhore, mediat dhe implementimi i marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ai theksoi se reformat urgjente prioritare edhe më tej mbeten në fokus dhe se me përkushtim do të punohet për realizimin e tyre.

Në lidhje me menaxhimin e krizës së migrantëve, siç theksohet në njoftim, Besimi tha se në Maqedoni migrantët trajtohen në mënyrë humane, duke i respektuar të gjitha detyrimet ligjore ndërkombëtare, me koordinim të plotë me politikat e BE-së.

“Bashkëpunimi bilateral mes Holandës dhe Maqedonisë zhvillohen në kuadër të disa projekteve, dhe atë mes ndihmës së donatorëve, trajnimet të projekteve MATRA CDAD, programet ORIO, si dhe tvining me partnerët nga Holanda”, citohet në njoftimin zyrtar./Radio Vala

 912 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: