Kryetar i Komunës së Gostivarit, Bejta vizitoi Universitetin Epoka në Tiranë

Gostivar, me 12 Maj – 2016

Kryetar i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, vizitoi Universitetin Epoka në Tiranë të Republikës së Shqipërisë, ku zhvilloi një takim me Prof. Dr. Güngör Turan, Rektor i Universitetit të Epoka si dhe me Administratorin e Përgjithshëm të kompanisë Turgut Ozal Education.

Kryetar Nevzat Bejta vlerësoi Universitetin Epoka si një institucion me cilësi të lartë që promovon vlera të forta akademike dhe njerëzore si dhe shprehu mbështetjen e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve dypalëshe.

Gjatë takimit të zhvilluar me këtë rast, Prof. Turan informoi z. Bejta në lidhje me situatën e përgjithshme të aktiviteteve akademike dhe kërkimore të zhvilluara nga Universiteti Epoka si dhe rreth planeve të zhvillimit institucional. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) AMG GT4 63s modeli i ri

Te kjo video do të shohim një super makinë, një bishë e vërtetë, pra flasim …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: