Mbindërtimi i shtëpive me leje pa PDU

Shkup, 24 shkurt 2016 – Çdo qytetar i Maqedonisë do të mund ta mbindërtojë shtëpinë e tij deri në lartësinë maksimale prej 10 metra e 20 centimetra dhe në rast nëse mbindërtimi  i objektit  nuk është parashikuar  në dokumentacionin planor. Ndryshimi i tillë është parashikuar me ndryshimet e Ligjit për ndërtim që Kuvendi i solli në seancën e djeshme, ndërsa për të cilat sot ka informuar  ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajlovski.

Ashtu siç sqaroi Misajlovski kjo masë ka të bëjë për shtëpitë  që veçmë janë ndërtuar me leje për ndërtim  ose janë legalizuar me Ligjin për legalizim  të objekteve të ndërtuara pa leje.

“Nëse keni shtëpi dhe dëshironi të kryeni mbindërtim, së pari nga komuna duhet të shtroni kërkesë për leje  për ndërtim  kuptohet me projektin e përpunuar paraprak për ndërtim. Pa dallim nëse mbindërtimi i objektit tuaj është parashikuar  në dokumentacionin planor urbanistik, komuna në fuqi të ligjit  duhet t’u japë leje për ndërtim dhe të lejojë  ta mbindërtoni objektin tuaj. Deri tani nëse keni dashur  të mbindërtoni në lartësi ekzistonte kusht, mbindërtimi është dashur të parashikohet  në dokumentacionin planor që të mundet komuna t’u japë leje për ndërtim”, sqaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për mbindërtim të objektit, sepse atëherë kërkohet  ndryshim i planit dhe ndërohet parcela ndërtimore. Bëhet fjalë vetëm për mbindërtim të shtëpisë deri në 10 metra e 20 centimetra lartësi, përkatësisht përdhesë, dy kate dhe nënkulm.

Misajlovksi shtoi se këto ndryshime Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka bërë në bashkëpunim me komunat, ndërsa duke u udhëhequr nga  nevoja për rritje të ndërtimtarisë dhe nga kërkesa e qytetarëve.

“Në periudhën e fundit një numër i madh i qytetarëve vinin te ne me kërkesa të tilla ose të ngjashme. Komunat jo gjithmonë kishin mjaft mjete ose kapacitete t’i ndërojnë planet urbanistike për kërkesa të tilla të qytetarëve,  dhe ka ndodhur qytetarët të presin  edhe nga pesë, gjashtë ose më shumë vite që të munden të mbindërtojnë nëse komuna u ka lejuar. Tani të gjithë të interesuarit  të cilët duan t’i mbindërtojnë  shtëpitë e tyre do të munden lirshëm ta bëjnë atë”, tha Misajlovski.

Ministri konsideron se në mënyrë të tillë do t’u dilet në vigjilje shumë qytetarëve të cilët në ndonjë mënyrë duan të investojnë në të ardhme më të mirë, për rritjen e pronës së tyre të patundshme ose t’u lënë trashëgimi të afërmve të tyre.

“Me ligjin secilit do t’i mundësohet të mbindërtojë dhe të jenë të barabartë të gjithë qytetarët sepse tani në disa komuna mund të bëhet ajo, ndërsa në disa jo. Me këtë masë secili do të mund të mbindërtojë, nëse dëshiron mbindërtim  do të duhet të presë ta ndërojë planin”, theksoi Misajlovski dhe shtoi se me këtë masë do të mundet direkt të aplikohet edhe për projektin “Bli shtëpi për të rinj”.

Misajlovski potencon se me këto masa, dhe me masat paraprake që Ministria i solli si legalizim të objekteve të ndërtuara pa leje, shitja e tokave me çmim prej një euro për metër katror,  zvogëlimi i komunalieve për objektet industriale, sistemi elektronik për dhënien e lejeve për ndërtim.., kontribuohet për zhvillimin e sektorit ndërtimor në Republikën e Maqedonisë. /Radio Vala

 781 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: