Bejli: Zgjedhjet e 5 qershorit duhet të jenë kredibile

Shkup, 24 shkurt 2016 – Nëse secili punon me angazhim dhe luan sipas rregullave, besojmë se zgjedhjet e 5 qershorit mund të jenë kredibile dhe ta çojnë Maqedoninë përpara në tejkalimin e krizës politike, deklaroi ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli pasi partitë politike dakorduan prolongimin e zgjedhjeve prej më 24 prill për më 5 qershor.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, çfarë nëse ndonjëra prej partive politike i bojkoton zgjedhjet, Bejli tha se të gjitha partitë duhet të participojnë në proces.

Lidhur me reformat në media, ambasadori amerikan përmendi se ato nuk janë kyçe vetëm për zgjedhjet, por duhet të zbatohen në interes të gjithë shoqërisë.

“Reformat në media mbeten pjesë e rëndësishme jo vetëm për procesin zgjedhor, por janë edhe një prej reformave prioritare të cilat duhet të zbatohen. Se si mediat dhe sfera mediale do të vlerësohen varet prej asaj se si do ta kryejnë punën e tyre, si do t’i mbulojnë këto zgjedhje të rëndësishme. Të gjithë ju nënshkruat Kodin e etikës dhe prandaj më e rëndësishme do të jetë se si do ta kryeni punën tuaj dhe t’u ndihmojmë qytetarëve të Maqedonisë të informohen”, theksoi Bejli, i cili shoqërohej nga eurodeputeti Riçard Hovit dhe nga u.d. ambasadori i Delegacionit të BE-së në Shkup, Lukash Holub.Radio Vala

 752 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: