U përkujtua jeta dhe vepra e atdhetarit, veprimtarit, luftëtarit Muharrem Dina

Gostivar, 22 shkurt – Fillimi i tubimit të BDI-së në Gostivar, ishte rezervuar për të përkujtuar jetën  dhe veprën e atdhetarit, veprimtarit, luftëtarit Muharrem Dina.

Fjalë rasti mbajti, Fatmir Limani, i cili pas kërkoi 1 minut heshtje nga të pranishmit, tha që është hera e parë që ngjitem në një skenë me foltore të mveshur me ngjyrë të kaltër, gjithnjë paraqitjet i kam bërë nga foltore që simbolizojnë ngjyrën e gjakut.

“Por sot e kuptoj se për t’u ngjitur atje ku flen shpirti i Dëshmorëve, pra në qiellin e kaltër duhet një veprimtarë të ketë flijuar gjithçka dhe një popull të ketë derdhur lumenjë gjaku. Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve të Atdheut, Të respektuar ushtarë dhe invalidë të tri luftërave që u zhvilluan në mbarë hapsirat shqiptare, E nderuara rini, e cila sot na fal shpresën, bindjen dhe forcën për të vazhduar drejt realizimit të qëllimeve programore – kombëtare, Shumë e respektuara Familje e atdhetarit, veprimtarit dhe luftëtarit të Betimit të Madh Muharrem Dina, i njohur me nofkën ”Mixha”, e cila n’a nderon sot me prezencën e saj në këtë tubim, datë e cila njëkohësisht shënon edhe Përvjetorin e Dytë Përkujtimorë kushtuar një atdhetari i cili nga rinia do t’i përkushtohej veprimtarisë kombëtare për çlirim dhe bashkim të trojeve gjithëshqiptare”, shtoi Limani.

Ai tha që Muharrem Dina – Mixha veprimtarinë atdhetare do ta vazhdonte në kuadër të Lëvizjes Popullore të Kosovës – dega jashtë vendit, duke u bërë në këtë mënyrë burim frymëzimi për gjeneratën përkatëse dhe atë pasuese në mërgim dhe brenda territoreve të pushtuara nga Jugosllavët.

“Ne dhe të gjitha gjeneratat e LPK-së, Mixhën e mbajmë mend si njërin nga të përkushtuarit e Atdheut gjatë dy dekadave që punoi dhe veproi në Zvicër më konkretisht nga vitet 80 –ta e deri në ditët e fillimit të luftës në Kosovë. Vetëm tek populli shqiptarë mosha e luftëtarit nuk është e përcaktuar, ngase këtë nuk e lejoi as Skëndërbeu i cili luftoi deri në ditët e fundit të Tij, as Idriz Seferi, as Shaban Jashari, por as edhe Muharrem Dina, i cili në moshën 60 – të vjeçare do t’u bashkangjitej rradhëve të UÇK-së në Zonën e Pashtrikut e të Dukagjinit. Mixha duke e ditur se detyrimi ndaj Atdheut nuk përfundon kurrë, Ai me mbarimin e luftës dhe çlirimit të Kosovës do të jepte kontributin e Tij si oficer edhe në rradhët e TMK – së. Pasi që njihte mirë gjuhën gjermane do të mbante raportet mes TMK-së dhe forcave gjermane të cilat operonin në kuadër të KFOR – it në Prizren”, tha Limani, duke shtuar që mixhës vitet dhe mosha do t’i përcaktonin edhe pushimin nga detyra si oficer, por detyrimin ndaj Atdheut nuk arrinte t’ia ndaloj kush, kështu që pas pensionimit të Tij do të krijonte me shokë grupin e pajtimtarëve në Prizren me çka do të parandalonte vëllavërasjet të cilat shërbimet sekrete dinin dhe dijnë t’i shkaktojnë mes popullit tonë.

“Muharrem Dina – Mixha do të falte kontributin e Tij edhe në organizimin dhe furrnizimin me armatim të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Metvegjës dhe Bujanocit por edhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare udhëhequr nga bashkëveprimtari dhe shoku i Betimit të Madh Ali Ahmeti. Muharrem Dina nuk i mungon sot vetëm Prizrenit dhe Kosovës, por mungesën e Tij e ndjen Lugina e Preshevës, e ndjejmë edhe ne këtu, e ndjen mbarë shqiptaria. Ne dhe gjeneratat pasuese do ta kujtojmë në jetë të jetëve si një atdhetarë dhe veprimtarë të urtë, bujarë, dhe besnik ndaj shokëve , çështjes dhe atdheut. Ndërkohë që armiqtë do t’i njohin trimërinë e pashoq në zbrapsjen dhe spastrimin e tyre nga trojet shqiptare. Qoftë i përjetshëm kujtimi, për Muharrem Dinën ! Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Atdheut”, përfundoi Limani.

 911 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: