Delegacion nga Këshilli Europës vizituan Komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës, ishte sot nikoqire e përfaqësuesve nga Komisioni për respektimin e obligimeve dhe angazhimeve të vendeve anëtare në Këshillin e Evropës, të përbërë nga Lise Christoferssen, Valeriu Ghiletchi dhe Sylvie Affholder.

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, vlersoi lartë faktin që përfaqësuesit e Komisionit të lartëpërmendur ndanë pjesë nga agjanda e tyre disa ditore në Maqedoni, për tu takuar edhe me përfaqëses të pushtetit lokal, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet një pasqyrë reale mbi ecurinë e vendit.

Për më tepër, temë e diskutimit të përbashkët ishin edhe aspektet nga fusha e decentralizimit, duke nënvizuar implementimin e tij në praktikë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen autoritetet lokale në përditshmëri.

Një pasqyëre e shkurtër dhe gjithëpërfshirëse u dha edhe mbi aktivitetet e komunës, projektet në ecuri dhe planet për të ardhmen./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: