Një Delegacion i lartë i BDI-së kanë vizituar shtabin komunal në Zhelinë

Shefi i Shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri, nënkryetari I BDI-së dhe koordinator në zonën e gjashtë zgjedhore, Nevzat Bejta, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, i Ambientit Jetësor, Nurhan izairi, ministri i  Pushtetit lokal, Lirim Shabani, deputetë dhe funksionarë tjerë partiak mbrëmë kanë marrë pjesë në hapjen e Shtabit komunal në Zhelinë.

Fillimisht shefi i shtabit komunal  në Zhelinë, Nderim Nexhmiu tha se janë formuar të gjitha sektorët e shtabit komunal, 17 Këshilla vendore në gjithë komunën janë transferuar në shtabe vendore dhe për këto zgjedhje, gjithsej 315 anëtarë do të jenë në terren. “ Me vullnet të lirë jemi rreshtuar drejt suksesit të radhës, drejt fitores së BDI-së”, tha ai.

Në hapjen e shtabit komunal  në Zhelinës foli edhe ministri i Ambientit Jetësor Nurhan Izairi. Ai para të pranishmëve prezantoi projektet e realizuara në këtë komunë.

“Ky takim nuk është i pari mes nesh, llogaridhënia e jona para qytetarëve ka qen permanente dhe në kontinuitet. Ne nga këtu ju informojmë për punët tona. Projektet tona që janë me qindra. Ky numër i madh i juaj këtu është dëshmitarë i punëve tona të mira. Transparenca dhe përkushtimi janë vyrtiti më i lart që ne e posedojmë. Nga këtu dëshmojmë se në platformën e ardhshme të BDI-së, Komuna e Zhelinës do të ketë prioritet në projektet infrastrukturore dhe ekonomike që do të jen në të mirë të qytetarëve të sajë”, tha ai.

Nënkryetari i BDI-së dhe koordinator në zonën e gjashtë zgjedhore, Nevzat Bejta theksoi: Ju përshëndes me rastin e hapjes së shtabit, ku njëkohësisht është kënaqësi të jesh koordinator i zonës zgjedhore numër 6. Deri ditën e zgjedhjeve do të punojmë pandërprerë sepse duhet të votohet BDI-ja, e cila ka realizuar shumë projekte. Pse kundër kanditati im i humbi zgjedhjet në vitin 2013? Shumë thjeshtë, sepse ai nuk kishte kryetar, ndërsa unë kisha. BDI, kjo familje e madhe ka bërë shumë në interes të popullit shqiptar. Ali Ahmeti ua ktheu krenarinë shqiptarëve në Maqedoni”, tha Bejta.

Shefi i shtabit qendror, Bekim Neziri tha se BDI edhe në këto zgjedhje do të dal me program të qartë zgjedhor i cili më pas bëhet pjesë e programit qeveritarë.

“Për të qenë të suksesshëm, duhet të kesh program zgjedhor dhe platformë, e dyta strukturë të shëndosh dhe lojale. Ne kemi biseduar deri tani me 25 shtabe komunale dhe këto u shndërruan në tubime. Në zgjedhjet e vitit 2016, presim që rezultati të jetë më i mirë. Segmenti i tretë është të kesh prijës të shëndosh. A ka prijës më të pastër kombëtarisht se sa Ali Ahmeti? Që nga viti 2002, BDI në çdo cikël zgjedhor arrin maksimumin. Kjo nuk është e rastësishme, sepse ne kemi vizion. Lideri ynë interesat kombëtare i ka vendosur mbi interesat grupore e personale. Në bllokun maqedonas ekzistojnë vetëm dy blloqe, ndërsa tek ne gjithmonë ndodh e kundërta”, tha Neziri./Radio Vala

 685 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: