Home / Për ne

Për ne

“RADIO VALA”, është Internet Portali i parë Informativ në gjuhën shqipe në qytetin e Gostivarit i themeluar me 10 Prill të vitit 2012.

Qëllimi parësor ishte dhe është që “RADIO VALA”, të jetë një dritare e informimit të mirëfilltë dhe të saktë. Profesionalizmi, serioziteti, besueshmëria, korrektësia dhe saktësia e bëjnë të veçantë sot “RADIO VALËN”,

Informimi për Gostivarin dhe rrethinën ishte misioni i parë kur filluam me punë, ndërsa me kalimin e kohës me shtrirje në kuadër të mundësive, sepse për ne shtrirje është aty ku kemi gazetarin tonë, nuk pretendojmë të jemi aty ku nuk mundemi e ku nuk e kemi vendin.

Ecim përpara në botën e zhvillimit, gjithmonë me synim të jemi pjesë e risive që sjell Bota.

Projekti i nisur akoma nuk është i plotë, sepse akoma na duhet punë dhe mbështetje e vazhdueshme.

Më mirë është të ecim ngadalë e të jemi sa më gjatë se sa të ngrihemi shpejtë e të biem përgjithmonë.

 

Themeluesi i Radio Valës,

Kasam SELIMI

3,522 total views, 15 views today