
Miat Sadiku kandidat i PDSH-së për komunën e Gostivarit
Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka promovuar kandidatin e saj për komunën e Gostivarit për zgjedhjet e ardhshme lokale 2013.
Në kuvendin zgjedhor të mbajtur mbrëmë më Gostivar për kandidat për kryetar komune është zgjedhur Miat Sadiku, me profesion elektroinxhinier dhe me një përvojë në misionet e ndërkombëtarëve në Maqedoni. Ndërsa për bartës të listës së këshilltarëve është caktuar Mujdin Bilalli.
Në këtë kuvend zgjedhor ka marrë pjesë edhe kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi, i cili ka theksuar se PDSH shkon drejt fitores dhe do të jetë fituesevendimtare në Gostivar.
Në komunën e Gostivari, rikandidimin e ka paralajmëruar kryetari aktual Rufi Osmani, ndërsa BDI akoma nuk ka promovuar kandidatin e saj.
PDSH një muaj më parë promovoi për një rikandidim të radhës Sadi Bexhetin për komunën e Tetovës. Javët e ardhshme kjo parti do të vijoj me promovimin e kandidatëve edhe nëpër komunat e tjera. (INA)
Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Dërgoni komentin