Home / Lajme / Ditë e hapur e Kadastrës për kompanitë

Ditë e hapur e Kadastrës për kompanitë

Shkup, 19 tetor 2016
Agjencia për Kadastër e Patundshmërive vazhdon me përmirësimin e rregullativave për shërbime më të shpejta, më të thjeshta dhe më të lira për qytetarët dhe sektorin e biznesit.
Siç informoi sot drejtori Sllavçe Tërpeski në Ditët e hapura për kompanitë në Shkup të organizuara në kuadër të “Tehnoma 2016”, janë miratuar plotësimet e rregulloreve për matje të patundshmërive, për çështjet e gjeodezisë për qëllime të veçanta dhe për mirëmbajtje të Kadastërs së patundshmërive.
“Vendet për ndërtim me sipërfaqe të hapur, të cilat ndodhen jashtë hapësirës së mbyllur të garazheve në objhekt, mund të shënohen në listën për sënim të ndërtimit, ndërsa pas ndërtimit do të mund të jenë edhe lëndë e matjes dhe regjistrim i tyre në Kadastrën e Patundshmërive nëse miratimi fillestar për ndërtimi është lëshuar para 29 gushtit të këtij viti kur kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Rregullores për matje të patundhsmërive”, deklaroi Tërpeski.
Sipas tij, me këtë matje tejkalohet problemi që e kanë pasur investitorët për të gjitha objektet, për të cilat kanë marrë miratik për ndërtim para vendosjes së risive në Ligjin për tokë ndërtimore, respektivisht detyrimin gjatë shitjes së banesës të shitet edhe një pjesë e tokës, e cila do të jenë në pronësi të përbashkët.
Agjencia për Kadastër organizon Ditë të hapura tashmë nëntë vjet, por për qytetarët. Tani për herë të parë, në bashkëpunim me Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE), e përfshin edhe sektorin e biznesit sio target i veçantë me qëllim të detekjtimit të problemeve të kompanive.
Problemet me të cilat përballet kompanitë nga aspekti i kadastrës janë të ndryshme. /Radio Vala

730 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Benjamin Kololli futbollisti shqiptar me më shumë asistime në Super Ligën e Zvicrës

Lozanë, më 4 Prill 2018 Mesfushori Benjamin Kololli është futbollisti shqiptar me më shumë asistime …

Lini një Përgjigje