Baden/Aargau, me 19 Tetor 2016
Katër muaj pas ndeshjes së parë në Boksin Profesional, boksieri shqiptar në Zvicër, Labinot Xhoxhaj, muajin e ardhshëm pret që ta zhvilloje luftën e ardhshme, transmeton Albsport.ch.
“Jam në fazën finale të përgatitjeve. Jam i përgatitur mirë, jam gati për meçin tjetër. Do të jetë një ndeshje për përmirësim në Ranglistë. Besoj që me punën që e bëj dhe me njerëzit që i kam afër vetes, rezultatet sdo të mungojnë”, tha ekskluzivisht për Albsport.ch, boksieri Labinot Xhoxhaj. Mbetët të konfirmohen data e mbajtjes së meçit dhe kundërshtari me të cilën Xhoxhaj do të boksoj.
Ndeshjen e parë Labinot Xhoxhaj e ka zhvilluar në muajin Korrik dhe fituar në raundin e dytë. Në Boksin Amator, boksieri shqiptar Xhoxha ka zhvilluar me qindra ndeshje. 23 vjeçari Labinot Xhoxha me Boks ka filluar në moshën 14 vjeçare.
K.Selimi /Albsport.ch /Radio Vala
1,876 total views, 1 views today