Home / Lajme / Në Kanton Obawalden në Zvicër filloi mësimi plotësues i Gjuhës Shqipe

Në Kanton Obawalden në Zvicër filloi mësimi plotësues i Gjuhës Shqipe

Sarnen, me 19 Tetor 2016

Me iniciativën e disa prindërve në Kantonin Obwalden/CH, nga sot fillon mësimi plotësues i Gjuhës Shqipe, njofton Fadil Asani, njëri prej ideatorëve të iniciativës, transmeton Radio Vala.

“Sot më të gëzuar ishin këto vogëlush, sepse kanë filluar edhe këto të mësojnë gjuhën dhe kulturën e tyre amtare. Mësuesja e tyre do të jetë mësuesja Zonja Etlava Hoxha, një mësuese me përvojë të madhe në sistemin arsimorë. Neve njëkohësisht bëjmë apel te të gjithë prindërit me banim në Kantonin Obwalden që ti sjellin fëmijët e tyre në mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe, sepse këtë edhe e kemi obligim Kombëtarë e Fetarë. Këtë kënaqësi e kanë edhe fëmijët tanë te cilët janë pjesë e këtij programi. Ju dëshirojmë fëmijëve dhe mësueses se nderuar shumë suksese”, thotë Fadil Asani, Ideator për fillimin e mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe në Kanton Obwalden.

Mësimi zhvillohet ditëve të Mërkura nga ora 14:00-16:00 në Kantonsschule Sarnen Rütistrasse 5, 6060 Sarnen. Për më tepër Informacione, drejtohuni tek z. Xhavit Shala +41 79 654 60 87 dhe z. Fadil Asani +41 78 638 19 97.

K.Selimi /Radio Vala

20_10_2016_shkolla_plotesuese_obwalden-1 20_10_2016_shkolla_plotesuese_obwalden-3 20_10_2016_shkolla_plotesuese_obwalden-2

1,294 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kur FC Kosova e Cyrihut kishte nevojë, Enver Osmani u rikthye dhe mbajti në Ligen e Parë të Zvicrës (Video)

Cyrih, më 10 Korrik 2018 Një vit më parë u bë e ditur se Enver …

Lini një Përgjigje