Bernë, me 20 Tetor 2016
Shoqata Kulturore Bashkimi në Bernë të Zvicër çdo datë të rëndësishme Kombëtare e shënon me organizime të mëdha gjithëkombëtare. Çdo vit organizimet janë më madhështore e më të bukura. Këtë vit, drejtuesit e SHK “Bashkimi”, për Festën e madhe të Flamurit do ta sjellin artisten e madhe të Këngës Popullore dhe Folklorike, Shkurte Fejza, transmeton Radio Vala.
“Shoqata Kulturore Shqiptare “Bashkimi” në Ostermundigen, me rastin e Festave të Nëntorit, organizon Festë gjithëkombëtare. Mbrëmje festive gjithëkombëtare për nder të festës së Flamurit në Bern, me artisten e madhe të këngës Shqipe, Shkurte Fejza”, thotë kryetari i ShKSh “Bashkimi”, Asan Jashari.
Mbrëmja festive do të mbahet në Hotel NATIONAL në Hirschengraben 24,
3011, Bern me datë 19.11.2016 (e Shtunë) Ora:18:00.
K.Selimi /Radio Vala
883 total views, 1 views today