Breaking News
Home / Lajme / UNFPA: Pabarazia gjinore i dëmton shëndetin dhe të drejtat e vajzave

UNFPA: Pabarazia gjinore i dëmton shëndetin dhe të drejtat e vajzave

Shkup, 20 tetor 2016
Lidhja e hershme martesore, shtatzënia në adoleshencë dhe manifestimet e tjera të gjinive të rrënjosura thellë në mënyrë të pabarabartë i nënkuptojnë shëndetin dhe të drejtën e vajzave dhe kërcënohen në agjendën ambicioze për zhvillim të botës, paralajmëron Fondi për Popullatë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), në raportin e publikuar sot për gjendjen e popullatës botërore në vitin 2016.
Sipas raportit të UNFPA-së, investimi në vajzat 10-të vjeçare mund të sjellë dividentë të madhe demografike dhe përforcim të ekonomive nacionale, ndërsa lirimi i potencialit të kësaj gjenerate të vajzave do t’u mundësohet vendeve në rajon të realizojnë dividentë demografike dhe t’i përforcojnë ekonomitë e tyre.
Drejtori rajonal i UNFPA-së, Alana Armitazh, konsideron se në moshën 10-të vjeçare, vajza në rajonin tonë është në udhëkryq.
“Për të cilën herë do të niset nuk është e rëndësishme vetëm për jetën e saj. E rëndësishme është edhe për jetën e të gjithë ne. Sepse të gjithë ne fitojmë kur një vajzë, njëqind vajza, gjeneratë e vajzave mund ta plotësojnë potencialin e tyre: përforcimi i kapitalit njerëzor, ekonomitë zhvillohen, pasuria rritet”, deklaroi Armitrazh.
Sipas shtesës së publikuar nga Zyra rajonale e UNFPA-së në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, vajzat zakonisht janë mirë të arsimuara, ndërsa më vonë madje edhe i tejkalojnë djemtë dhe burrat e rinj në arsimin e lartë.
Si pengesa më e shpeshtë për realizimin e potencialit të tërësishëm, citohen martesa e parakohshme dhe e fëmijëve, fakti se adoleshentet kanë shanse tre herë më të mëdha të mbesin shtatzënë në krahasim me Evropën Perëndimore, dhe atë se gratë e reja kanë vështirësi me kombinimin e punës dhe rritjen e fëmijëve.
Agjenda e re zhvillimore e KB-së deri në vitin 2030, miratohet nga liderët botëror në vitin 2015, është kahëzuar drejt zhvillimit të drejtë në të cilin askush nuk është braktisur, ndërsa largimi i barrierave të cilat i pengojnë vajzat 10-të vjeçare sot do t’i rritë shanset për sukses të agjendës”, qëndron në raportin e UNFPA-së.
Në dispozicion për atë qëllim në dhjetë vitet e fundit të qeverive janë përforcimi i ndalesave për praktikat e dëmshme siç janë martesat e fëmijëve, sigurimi i trajnimit për shkathtësi jetësore dhe arsimimi seksual gjithëpërfshirës adekuat për moshën e vajzave të cilat janë në moshën e pubertetit, dhe miratimi gjinor i politikave të ndjeshme për balans mes punës dhe jetës, si dhe rrënimi i roleve gjinore tradicionale dhe stereotipet.
Sipas raportit të UNFPA-së, sfida e tanishme është të zgjerohen intervenimet e tilla dhe të arrijnë deri në më shumë vajza, veçanërisht deri te më të varfërat dhe më të rrezikuarat.
Fondi për Popullatë i Kombeve të Bashkuara është Agjenci Ndërkombëtare për Zhvillim, qëllimi i së cilës është të zhvillojë botë në të cilën çdo shtatzëni është e dëshiruar, çdo lindje është e sigurtë, ndërsa potenciali i çdo njeriu të ri është plotësuar. /Radio Vala

633 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: