Breaking News
Home / Lajme / Paga mesatare në gusht 22.294 denarë

Paga mesatare në gusht 22.294 denarë

Shkup, 21 tetor 2016
Neto-paga mesatare për një të punësuar, në gusht të këtij viti është 22.294 denarë dhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar është rritur për 1,9 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.
Rritja i referohet, para së gjithash, pagesës më të lartë mesatare të neto-pagës mujore në një të punësuar në sektorët: ndërtimtari, për 10,1 për qind, veprimtari administrative dhe ndihmëse, për 6,6 për qind dhe industrinë përpunuese për 4,3 për qind.
Ulje të neto-pagës mesatare mujore e paguar për një të punësuar, në krahasim me muajin e kaluar është regjistruar në sektorët: informacione dhe komunikime për tre për qind, industrinë përpunuese për 2,2 për qind dhe tregti me shumicë dhe tregti me pakicë dhe riparimin e automjeteve motorike dhe motoçikletave për 0,9 për qind.
Bruto-paga mesatare mujore e paguar në një të punësuar në gusht të këtij viti ka qenë 32.789 denarë, ndërsa 1,2 për qind e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë paguar pagë. /Radio Vala

4,018 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Karateistet Alma Pollozhani, Drenusha dhe Diellza Sejdijaj në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër

Grenchen, me 27 Janar 2020 Për herë të parë në emisionin javor Sporti Shqiptar në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: