Breaking News
Home / Lajme / Shqiptari nga Tetova Enis Rexhepi për herë të parë shpallet Kampion i Zvicrës në Bodybuilding Natyral

Shqiptari nga Tetova Enis Rexhepi për herë të parë shpallet Kampion i Zvicrës në Bodybuilding Natyral

Zug, me 23 Tetor 2016

Enis Rexhepi është shpallur Kampion i Zvicrës në Bodybuilding, transmetojnë ekskluzivisht Albsport.ch dhe RadioVala.com

Në mbrëmjen e së Shtunës në Kampionatin e Zvicrës të mbajtur në Kanton Zug, djaloshi nga Tetova u bë Kampion në Bodybuilding Natyral.

Suksesi i dytë i mbrëmjes për Enis Rexhepin ishte fitorja e trofeut Most Improved (Më i Përparuari/Zhvilluari).

“Kupa e dytë e mbrëmjes. Më i përmirësuari. Përparimi im më i madh pas Kampionatit të fundit Botëror”, thotë Enis Rexhepi.

Në vitin 2014, Enis Rexhepi ka fituar vendin e 3-të në Zvicër. Suksesin më të madh Rexhepi e ka arritur me shaplljen Kampion i Botës në SHBA.

Me fitoren e fundit, Enis Rexhepi ka fituar të drejtën për pjesëmarrje në Kampionatin e ardhshëm Botëror të Bodybuildingut.

K.Selimi /Albsport.ch

3,565 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: