Breaking News
Home / Lajme / Shtabi qendror i BDI-së vijon takimet me kryetarët e forumeve rinore

Shtabi qendror i BDI-së vijon takimet me kryetarët e forumeve rinore

Tetovë, me 25 Tetor 2016

Shtabi Qëndror Zgjedhor i BDI -se , ne vigjile te aktiviteteve parazgjedhore, sot ne seline e Partise ne Tetovë organizoi një takim me kryetaret e forumeve rinore te degeve te Bashkimit Demokratik per Integrim. Qëllimi i takimit është informimi i ndërsjellë për platformën politike me të cilën do të hyjë Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e 11 dhjetorit ku pritet që edhe një herë të dëshmohet pozita e pakontestueshme e partisë si faktor udhëheqës në bllokun politik shqiptar.

Ky takim në të vërtetë ishte në prag të takimit që kryetari i BDI-së do ta mbajë me të rinjtë e BDI-së të dielën e ardhshme më 30 tetor në Shkup, me çka edhe një herë do të dëshmohet interesimi dhe kujdesi që ka partia ndaj brezit të ri.

Bashkimi Demokratik për Integrim gjithnjë i ka kushtuar rëndësi aktivizmit rinor në radhët e veta dhe kjo shihet në përkrahjen që ua japin organet më të larta të rinjve në promovimin e tyre si faktor progresiv të shoqërisë, që shihet edhe me besimin ndaj tyre duke u dhënë përgjegjësi jo vetëm në kuadër të organeve partiake, por edhe në poste të larta udhëheqëse në institucionet shtetërore, kulturore e arsimore.

Aktivizmi rinor në kuadër të BDI-së burimin e ka në idealet e vitit 2001, kur shumë të rinj u vunë në shërbim të kauzës kombëtare për barazi të plotë të shqiptarëve në Maqedoni, drejtat e të cilëve ishin anashkaluar ose nëpërkëmbur me dekada. Ishte ajo rini e cila ishte e gatshme edhe të flijohet për këto ideale, siç është sot e gatshme që nëpërmjet veprimit politik të rrumbullakësojë proceset politike për një barazi të plotë në të gjitha fushat.

Në takim midis Shtabit Zgjedhor Qëndror dhe përfaqësuesve të forumeve rinore, u fol dhe për sfidat e zgjedhjeve të ardhshme, për ofertën politike të BDI-së e cila gjithnjë i artikulon kërkesat e shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve të tjerë. /Radio Vala

1,254 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: