Breaking News
Home / Lajme / Intervistë me Kampionin Evropian në ThaiBox, Besir Vejselin, Boksier Profesional nga Tetova në Zvicër

Intervistë me Kampionin Evropian në ThaiBox, Besir Vejselin, Boksier Profesional nga Tetova në Zvicër

St. Gallen, me 26 Tetor 2016

Në Rajonin e St. Gallenit por edhe më gjerë në Zvicër janë të njohur dy ThaiBoksierët shqiptar nga Tetova, Besir dhe Fatmir Vejseli. Në Intervistën ekskluzive për Albsport.ch, Besir Vejsli flet për sukses dhe arritjet bashkë më vëllanë e tij në sportin e ThaiBoxit dhe Boskit, por edhe për Klubin e tyre në St. Gallen.

26 vjeçari Besir Vejseli nga Xhpçishti i Tetovës është Kampion Evropian në ThaiBox dhe 6-të herë Kampion i Zvicrës.

Intervistën e realizoi gazetari Kasam Selimi
Albsport.ch: Besir: Prej kur keni filluar të merreni fillimisht me ThaiBoks?
Besir Vejseli: Kur i kam pasur 14 vjet kam filluar të ushtroj Thaibox. Pas pak kohesh, traineri im me udhëzoi me shkuar për të ushtruar edhe Boks Klasik, plr shkak se e shikonte se kam talent për me arritur diçka edhe me Boks. Prej atëherë kam ushtruar edhe Box edhe Thaibox. Pas një kohe filloj edhe vëllau im 3vjet ma i vjetër se unë Fatmiri me ushtruar bashkë me mua në Thaibox. Ai ka pasur mbi 30 ndeshje ne Thaibox.
Albsport.ch: Sa ndeshje i keni zhvilluar në Boksin amator dhe çfarë rezultatesh keni arritur?

Besir Vejseli: Prej moshës 14vjeçare e deri me tani i kam pasur 93 ndeshje ne Boksin Amator ku jam shpallur 6her Kampion i Zvicrës në peshat deri 64kg dhe 69kg.

Albsport.ch: Kur jeni ndeshur për herë të parë në Boksin Profesional?

Besir Vejsli:Me 27 Shkurt 2016 jam ndeshur së pari herë si boksier profesionist. Fitova ndeshjen kundër serbit Nikola Ivkoviç në raundin e parë me K.O.

Albsport.ch: Çfarë rezultatesh keni arritur në ThaiBoks?

Besir Vejseli: Edhe ne Thaibox i kam pasur mbi 20 ndeshje. Vitin e kaluar, falë Zotit fitova Titullin Kampion Europian deri në peshën 67kg.

Albsport.ch: Ju keni hapur edhe klubin tuaj të Boksit, çfarë rezultatesh keni arritur me klubin?

Besir Vejseli: Me 1 Korrik te vitit 2013 vendosem me vellaun tim që te hapim Palestren/klubin tonë Kampfsportcenter St. Gallen. Deri me tani, falë Zotit punët po shkojnë shumë mirë, kemi shumë nxënës dhe shumë anëtar. Muajin e parë e shpallem një nxënësin tonë Kampion Zvicre në peshën deri 63.5kg.

Albsport.ch: A organizoni edhe mbrëmje mbrëmje Boksi dhe ThaiBoksi me klubim tuaj?
Besir Vejseli: Po, organizojmë mbrëmje Boksi dhe e Thaiboksi, domethënë Fight Night. Në palestrën tonë, mbi 3her ne vit organizojmë mbrëmje, ku marrin pjesë Boksierë dhe Thaiboxerë nga e gjithë Zvicra dhe Gjermania.

Albsport.ch: Besir, Ju faleminderit për kohën që ndatë për ta realizuar Intervistën.

Besir Vejseli: Shum faleminderit për përkrahjen dhe punën e Juaj.

813 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: