Breaking News
Home / Lajme / Ministrja Elezi e hapi konferencën ndërkombëtare “Përparimi i zhvillimit ekonomik në rajonin e Pellagonisë”

Ministrja Elezi e hapi konferencën ndërkombëtare “Përparimi i zhvillimit ekonomik në rajonin e Pellagonisë”

Manastir, me 26 Tetor 2016
Ftesës së Qendrës për zhvillim të rajonit planorë të Pellagonisë i janë përgjigjur tridhjetë pronarët e kompanive nga qyteti Izmir i Republikës së Turqisë të cilët kanë treguar interes për mundësitë e investimit në Republikën e Maqedonisë. Në Konferencë morën pjesë përfaqësues nga numër i madh i sektorit të biznesit në Republikën e Maqedonisë, të cilët patën rastin të vendosin kontakte dhe partneritete potenciale me sektorin e biznesit të Turqisë.
-Ministrja për vetëqeverisje lokale, Shiret Elezi përshëndeti iniciativën për organizimin e kësaj Konference si mundësi e mirë për të zgjeruar bashkëpunimin tradicional midis Maqedonisë dhe Turqisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit nëpërmjet rrjetëzimeve dhe investimeve të reja.
– Nga aspekti i sektorit publik, ky lloj i rrjetëzimeve është mundësi për promovimin e kushteve të favorshme për investim në vend, për potencialet e Rajonit të Pellagonisë i cili ofron mundësi të mëdha dhe të ndryshme për bashkëpunim dhe biznes dhe sigurisht, si rezultat përfundimtar, investime të reja dhe vende të reja pune, theksoi ministrja Elezi
-Ajo theksoi se ngjarjet e tilla janë vazhdimësi logjike e aktiviteteve në Ministrinë për vetëqeverisje lokale për forcimin institucional të Qendrave të zhvillimit, krijimin e Qendrave të biznesit dhe krijimin e më shumë veglave siç janë udhërrëfyesit, fletushka për zonat industriale, portalet me informacione të të ndryshme me qëllim të përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në regjionet planore si dhe mbështetje për investitorët potencialë.
Konferenca është organizuar nga ana e Qendrës për zhvillim të rajonit planorë të Pellagonisë me mbështetjen e Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe UNDP-së. /Radio Vala

1,239 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: