Breaking News
Home / Lajme / Në Strugë u bisedua për mbrojtjen nën UNESKO të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit

Në Strugë u bisedua për mbrojtjen nën UNESKO të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit

Strugë, 27 tetor 2016
Përfaqësues të institucioneve relevante nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë po i shqyrtojnë masat për menaxhim tejkufitar me derdhjen e Liqenit të Ohrit dhe vendosjen e pjesës shqiptare të liqenit nën mbrojtjen e UNESKO-s si trashëgimi natyrore dhe kulturore në takimin e katërt për bashkëpunim tejkufitar mes dy shteteve, që sot mbahet në Strugë.
Përfaqësuesi i Zyres rajonale të UNESKO-s në Venecje, Sinisha Shehsum vlerëson se projekti për mbrojtjen e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si trashëgimi natyore dhe kulturore të UNESKo-s përparon mirë dhe pret që në vitin 2019 tërë liqeni të mbrohet.
Unioni ndërkombëtar për ruajtjen e përmendoreve dhe rajoneve kulturore (ICOMOS), sipas përfaqësuesit Kris Grac ka pasur analizë gjithpërfshirëse dhe janë identifikuar kërcënime serioze, tëc ilat mund të sjellin deri te heqja e statusit të UNESKO-s.
Realizimi i projektit “Mbrojtja e rajonit të Liqenit të Ohrit” është tregues se pala shqiptare është e interesuar dhe e konfirmon angazhimin se liqni mund të mbrohet vetëm nëse mbrohet si tërësi, vlerëson Zoran Pavllov nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore pranë Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë. /Radio Vala

2,967 total views, 10 views today

About RV2

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: