Breaking News
Home / Lajme / Shkalla e varfërisë në Maqedoni vitin e kaluar 21,5 për qind

Shkalla e varfërisë në Maqedoni vitin e kaluar 21,5 për qind

Shkup, tetor 2016
Shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 paraqiste 21,5 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë së amvisërive të përbëra nga dy të rritur me dy fëmijë në vitin 2015 është 22,8 për qind. Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e personave të punësuar të varfër është 9 për qind, ndërsa shkalla e pensionsitëve të varfër është 7,2 për qind. Gini koeficienti (masa për pabarazi në shpërndarjen e të ardhurave) paraqet 33,8 për qind.
Bazë e përllogaritjeve të varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60 për qind të të ardhurave mediale ekuivalente.
Enti Shtetëror i Statistikave, e llogarit indeksin në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhura dhe kushte për jetesë e cila zbatohet në pajtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian. /Radio Vala

1,041 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Sadiku debuton me humbje te Lugano, humb edhe Zürich-u në St.Gallen

E Mërkurë, me 6 Shkurt 2019 Armando Sadiku ka debutuar në ekipin e FC Lugano-s. …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: