Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / U përurua terreni i sporteve në fshatin Reçan, banorët falënderues për kryetarin Nevzat Bejta

U përurua terreni i sporteve në fshatin Reçan, banorët falënderues për kryetarin Nevzat Bejta

Gostivar, me 29 Tetor – 2016

Banorët e fshatit Reçan kanë fituar terrenin e ri sportiv. Kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, z. Bashkim Hasani dhe ish deputeti Jamin Sinani i cili është nga ky fshat, bashkë me banorët lokal inauguruan terrenin e ri sportiv të ndërtuar në periferi të fshatit.

Kryetari Nevzat Bejta tha që në këtë mandat prioritet ka qenë ndërtimi dhe restaurimi i terreneve sportive në vendbanimet e Gostivarit.

”Jemi në fshatit Reçan. Banorët dhe kryesisht rinia e fshatit vazhdimisht kanë kërkuar ndërtimin e një fushë sporti në fshatin e tyre të lindjes. Pasi bëmë asfaltimin e rrugës, ramë dakord bashkë me banorët e fshatit që ta ndërtojmë fushën e sportit. Sot kemi ardhur këtu ta lëshojmë në përdorim. Është bërë një terren me standarde dhe besoj që tashmë banorët, rinia dhe fëmijët kanë vendin e duhur për të ushtruar aktivitetet sportive”, tha kryetari Nevzat Bejta.

Ish deputeti Sinani, potencoi që ndërtimi i terrenit sportiv ka qenë kërkesë e kahmotshme e banorëve të fshatit Reçan, dhe shprehu kënaqësinë e tij që tashmë kjo kërkesë e tyre u bë realitet.

“Bashkë me kryetarin e Komunës, z. Nevat Bejta bëjmë hapjen solemne të terrenit sportiv që do të shfrytëzohet nga rinia dhe banorët e fshatit Reçan për sporte të ndryshme. Besoj që terreni do të shfrytëzohet edhe nga nxënësit e shkollës fillore të fshatit për të bërë aktivitetet e edukatës fizike. Ishte një nevojë dhe kërkesë e kahmotshme e banorëve të fshatit Reçan që të kenë një fushë sportive, por për fat të keq nuk ishte realizuar me vite. Gëzohem që sot po e përurojmë këtë terren sportiv”, tha ish deputeti i zonës, Jamin Sinani.

Banorët e fshatit Reçan u shprehën tejet të kënaqur nga ky dhe investimet e tjera që kreu Komuna e Gostivarit në vendbanimin e tyre. Ato njëzëri thanë se terreni i ri sportiv do të jetë shumë i dobishëm për banorët dhe veçmas rininë dhe fëmijët e fshatit.

Terreni sportiv është pajisur me rrethoje, ndriçim si dhe pajisje për futboll dhe basketboll. /Radio Vala

1,509 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: