Breaking News
Home / Lajme / Ministri Kuçi dhe Reisi Rexhepi i ndanë Certifikatat Hallall Standard gjashtë kompanive

Ministri Kuçi dhe Reisi Rexhepi i ndanë Certifikatat Hallall Standard gjashtë kompanive

Shkup, 31 tetor 2016
Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi sot në ambijentet e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame, në prezencën e Ministrit të Ekonomisë Driton Kuçi bashkë me operativën e tij dhe Drejtorit të Agjencionit për Hallall Standard, Muhamer ef. Veseli, bëri ndarjen e vulave Hallall Standard për gjashtë kompani të cilat kanë përmbushur kriteret dhe kanë aplikuar për implementimin e këtij Standardi, në konkursin e shpallur më 18 Shkurt të 2016 nga Ministria e Ekonomisë.
Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Sulejman efendi Rexhepi foli rreth rëndësisë së standardit Hallall dhe interesimit të madh të kompanive në suaza botërore për ta implikuar këtë standard me qëllim që të konkurrojnë në tregjet botërore.
Ai shprehu falënderime për ministrin e Ekonomisë Driton Kuçi dhe dikasterin që udhëheq ai, për përkrahjen ndaj BFI dhe kompanive gjatë këtyre katër viteve të fundit, si dhe u dëshiroi suksese të mëtejme të gjitha kompanive që sot kanë Certifikatën për Hallall Standard.
“Objektivi kryesor i këtij subvencionimi nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe nxitjes që bën BFI ndaj kompanive të ndryshme që ta aplikojnë për Standard Hallall është që të përmirësohet konkurrenca dhe të hapen mundësitë për të hyrë në tregje të reja. Futja e këtij sistemi në prodhimin e ushqimeve është një garanci më tepër se konsumatori do të përfitojë ushqim më të shëndetshëm dhe shërbim më cilësor”, tha mes të tjerash Reisul Ulema efendi Rexhepi.
Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, në fjalimin e tij foli rreth konkursit ku siç theksoi ai pas thirrjes publike në Shkurt të 2016 i cili zgjati deri në Maj të 2016, u paraqitën gjashtë kompani të interesuara për të konkurruar në këtë proces të certifikimit.
“Ato janë shqyrtuar nga Komisioni dhe për kënaqësinë time të madhe, të gjitha gjashtë aplikacionet u miratuan dhe për të njëjtët do të ndahen 1062000 (një milion e gjashtëdhjetë e dy mijë) denarë”, tha ministri Kuçi
Ai gjithashtu theskoi se se gjatë tre viteve të fundit (2014, 2015 dhe 2016), prej kur certifikimin me sistemin hallall e bën Agjencia për Standard Hallall në Maqedoni, i cili është nën ombrellën e BFIM, Ministria e Ekonomisë ka bashkëfinancuar kostot e futjes në certifikimin e Sistemit Hallall të 25 kompanive dhe për këtë qëllim janë shpenzuar fondet në vlerë prej rreth 5 milionë denarësh.
Ministria e Ekonomisë parasheh që gjatë vitit të ardhshëm të vazhdojë me subvencionimin, për ç’qëllim janë ndarë 1.4 milion denarë dhe sipas nevojës dhe interesimit të kompanive kjo shumë edhe mund të rritet.
Nga ana tjetër, Drejtori i Agjencisë së Hallall Standardit Muhamer ef. Veseli, foli edhe për konkurrencën e madhe gjatë konkursit, dhe tregoi se në fillim kanë treguar interes edhe shumë kompani të tjera, por për shkak të mosplotësimit të kushteve, kryesisht mosshlyerjes së obligimeve ndaj shtetit, certifikatat e tyre do të mbeten për një kohë tjetër.
Ai shprehu falenderim personalisht për ministrin Kuçi i cili siç theksoi ka stimuluar të gjitha kompanive që dëshirojnë ta implementojnë Standardin Hallall duke kërkuar prej Ministrisë të Ekonomisë që sipas mundësive, për ndërmarjet e vogla subvencionet të jenë në masë qind për qind, me qëllim të stimulimit të veprimtarive prodhuese sipas kritereve të Standardit Hallall, kjo në veçanti për bukëpjekësit.
Sipas ligjit fetar islam, hallall do të thotë “diçka që lejohet”, por edhe shumë më gjerë hallall do të thotë cilësi e madhe e produkteve dhe shërbimeve. Duke pasur parasysh se tregu global Hallall është vlerësuar në 650 miliardë dollarë, ndërsa ai Evropian në 66 miliardë dollarë në vit, ofron një mundësi të madhe për kompanitë e vendit që të bëhej pjesëmarrëse të një nga tregjet me rritje më të lartë në Botë.
Vlen të theksohet se ky vit është i katërti me radhë që kur Ministria e Ekonomisë ka nisur të ndajë subvencionet në masë 70 për qind për kompanitë të cilat implementojnë Standardin Hallall.
Kompanitë që përfituan certifikatën Halla për këtë vit janë: Aneta Kompani – Shkup, Via Prom – Ohër, Hit 73 Kamenjane – Bogovinjë, Vitaminka – Prilep, Kendi Dooel – Shkup, Gudas Mit – Shkup. /Radio Vala

803 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: