Home / Lajme / Për votim jashtë vendit deri më tani janë paraqitur 5.500 persona

Për votim jashtë vendit deri më tani janë paraqitur 5.500 persona

Shkup, 2 nëntor 2016
Deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri në orën 14:00 sot për votim jashtë vendit janë paraqitur 5.500 shtetas të Republikës së Maqedonisë. Komisioni ka pranuar 4.876 paraqitje, 118 janë refuzuar, përderisa 556 janë në fazë të përpunimit.
Përmes ueb-aplikacionit të vendosur në KSHZ për kontroll dhe paraqitje të personave me regjistrime kontestuese në Listën zgjedhore, janë parashtruar gjithsej 114 paraqitje, nga të cilët 111 janë pranuar derisa tre janë në përpunim.
Kontrolli publik në Listën zgjedhore dhe paraqitja për votim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në përfaqësitë diplomatike kosullore jashtë vendit dhe në mënyrë elektronike përfundon më 11 nëntor. /Radio Vala

1,555 total views, 0 views today

About RV2

Check Also

Benjamin Kololli futbollisti shqiptar me më shumë asistime në Super Ligën e Zvicrës

Lozanë, më 4 Prill 2018 Mesfushori Benjamin Kololli është futbollisti shqiptar me më shumë asistime …

Lini një Përgjigje