Breaking News
Home / Lajme / OEMVP: Punëtori për prezantimin e mundësive të ofruara nga Agjencia kombëtare për zhvillimin e komunitetit të biznesit

OEMVP: Punëtori për prezantimin e mundësive të ofruara nga Agjencia kombëtare për zhvillimin e komunitetit të biznesit

Shkup, 3 nëntor 2016
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Agjencinë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet organizuan sot një punëtori ku prezantuan programin “Erazmus plus 2014-2020” dhe iniciativat evropiane “Europas”, “Evridika” eTvining, Eurogajdens, Eurodesk dhe EKVET, si dhe të gjitha mundësitë e ofruara nga Agjencia kombëtare për zhvillimin e komunitetit të biznesit.
Programi i ri i Bashkimit Evropian “Erasmus Plus” zbatohet që nga janari i vitit 2014 dhe është një program i udhëhequr nga Komisionit Evropian, i fokusuar në arsim, trajnim, rini dhe sport.
Përfaqësues të Agjencionit theksuan se krijimi i mundësive të reja për edukim dhe përvetësim të njohurive dhe aftësive për bizneset, do të ngelet prioritet i agjencisë së tyre, ndërsa programi në fjalë është një mundësi e shkëlqyer që do të kontribuojë në zhvillimin e komunitetit të biznesit.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thane se këto programe do të mundësojnë rritjen e nivelit të arsimit, përvojës dhe shkathtësive në mesin e kompanive, e cila në të njëjtën kohë do të rezultojë me një konkurrencë më të madhe në menaxhimin e burimeve njerëzore.Kjo do të thotë potencial më i madh dhe një bazë e mirë për zhvillimin e vendit, që është edhe qëllimi jonë kryesor.
Me zbatimin e programit “Erazmus plus” në Republikën e Maqedonisë, sigurohet mbështetje më e madhe në arsim, trajnim, te të rinjtë dhe sport.
“Erasmus plus” kontribuon në përmirësimin e kapaciteteve institucionale, si dhe zhvillimin personal dhe profesional të të gjithë faktorëve në fushën e biznesit. /Radio Vala

768 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Karateistet Alma Pollozhani, Drenusha dhe Diellza Sejdijaj në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër

Grenchen, me 27 Janar 2020 Për herë të parë në emisionin javor Sporti Shqiptar në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: