Home / Lajme / Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në afërsi të fshatit Zajaz

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident në afërsi të fshatit Zajaz

Kërçovë, 3 nëntor 2016
Në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Zajaz të Kërçovës, kanë humbur jetën tre persona.
Identiteti i të vdekurve, siç njofton SPB Ohër, ende nuk bëhet i ditur, por policia është duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas informatave jozyrtare, makina e tipit “Ford” ka goditur një traktor të pasinjalizuar.
Traktori ishte i ngarkuar me lëndë drurore, dhe sipas informatave fillestare, goditja e madhe ishte fatale për tre të rinj.
Qarkullimi në rrugën magjiastrale A2 Kërçovë – Shkup, i cili dje për shkak të fatkeqësisë ishte ndërprerë, sot sërish është i lirë. /Radio Vala

1,395 total views, 2 views today

About RV2

Check Also

Kur FC Kosova e Cyrihut kishte nevojë, Enver Osmani u rikthye dhe mbajti në Ligen e Parë të Zvicrës (Video)

Cyrih, më 10 Korrik 2018 Një vit më parë u bë e ditur se Enver …

Lini një Përgjigje