Breaking News
Home / Lajme / Eksporti nga fillimi i vitit me rritje prej 6,3 për qind

Eksporti nga fillimi i vitit me rritje prej 6,3 për qind

Shkup, 4 nëntor 2016
Nga fillimi i vitit përfundimisht me shtatorin eksporti i mallrave të Maqedonisë shënon rritje prej 6,3 për qind, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas të dhënave të publikuara, vlera e eksportit të mallrave arrin 3.547.530.000 dollarë amerikan. Vlera e mallit të eksportuar, në periudhën e njëjtë, arrin 4.969.477.000 dollarë amerikanë që është për 6,8 për qind më shumë në krahasim me atë periudhë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar-shtator të vitit 2016, arrin 1.421.947 mijë dollarë amerikanë.
Këmbimi tregtar për prodhime tregon se në eksport më e madhe është pjesëmarrja e katalizatorëve të bartëse me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe të telave për ndezje dhe ngjashëm, për automjete, aeroplanë ose anije, feronikeli dhe veshëmbathja. Në import më së shumti janë të përfaqësuara platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në pluhur, vajrat e naftës dhe vajrat e fituara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuara), metalet tjera nga grupi i platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë të pluhurit dhe energjia elektrike.
Në periudhën janar-shtator të vitit 2016, sipas vëllimit të tërësishëm të këmbimit të jashtëm tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Serbinë, Greqinë dhe Bullgarinë. /Radio Vala

1,163 total views, 1 views today

About RV2

Check Also

(Video) Karateistet Alma Pollozhani, Drenusha dhe Diellza Sejdijaj në emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër

Grenchen, me 27 Janar 2020 Për herë të parë në emisionin javor Sporti Shqiptar në …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: