Home / Kulturë / Panairi i punimeve artizanale në Tetovë

Panairi i punimeve artizanale në Tetovë

Tetovë, 6 nëntor 2016
Artizanë nga Kruja, Durrësi, Shkodra, Saranda, Gjirokastra e Ulqini, tashmë disa ditë kanë ekspozuar në Tetovë veshjet tradicionale të trojeve shqiptare, zbukurime për veshje punë dore, si dhe artin e përpunimit të perlave nga Saranda e Vlora.
Këndi më i bukur i këtij panairi që organizohet në kuadër të festave të Nëntorit është ai i Shkodrës, tek i cili, përveç qilimave, frekuentuesit mund të shohin edhe veshjet tradicionale qindra vjeçare të Zadrimes e Mirditës.
Punimet e tyre janë gjithmonë punimet në dorë, pra nga ana e Shkodrës janë punimet e qilimave, çanta që punohen në dorë nga materiale të ndryshme nga leshi, dhe po ashtu punimet e argjendit të njohur që punohen në dorë nga artizanët e Shkodrës si dhe punimet e perlave që janë shumë të njohura nga bregdeti Jon, Sarandë”, deklaroi Ramiz Hajdari, Kryetar i Shoqatës Globus Art Ulqin.
“Unë vij prej Shkodre. Unë kam sjell tesha që mbulojnë pjesën e Zadrimës, Mirditoren kryesisht të krahinës së veriut. Janë tana punë dore, tesha tradicionale që i bëjnë në tesena”, tha Mark Ndoci nga Shkodra.
Vizitorët thonë se ky panair pos që është urë lidhëse mes kulturave të një populli, por edhe mundësi e mirë për tu njohur me tradicionalen e trevave tjera shqipfolëse, transmeton KP.
“Të them drejtë më pëlqen shumë se ka shumë gjëra të elementeve kombëtare pra çdo tregtar është i mirëseardhur në Tetovë, sepse ne kemi ca gjëra por nuk i posedojmë disa elemente të artizanatave që janë e që vijnë nga Shqipëria por edhe nga Kosova siç shoh ka. Një formë e këtillë besoj e ruan traditën dhe duhet të kultivohet. Gjithsesi se kjo është edhe një farë lidhje mes një populli por të rajoneve të ndryshme. Kjo është edhe një kulturë që neve në Tetovë na nevojitet”.
Ky është panairi tetë me radhë që në kuadër të festave të Nëntorit, në Tetovë sjell artizanë nga të gjitha trojet shqiptare. /Radio Vala

933 total views, 0 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Benjamin Kololli futbollisti shqiptar me më shumë asistime në Super Ligën e Zvicrës

Lozanë, më 4 Prill 2018 Mesfushori Benjamin Kololli është futbollisti shqiptar me më shumë asistime …

Lini një Përgjigje