Breaking News
Home / Lajme / Ahmeti në takim me banorët e Zhelinës

Ahmeti në takim me banorët e Zhelinës

Shkup, 8 Nëntor 2016
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë në Komunën e Zhelinës nga afër ka biseduar me banorët e kësaj ane. Gjatë fjalimit të tij ai tha se BDI-ja gjatë të gjitha negociatave ka kontribuuar në tejkalimin e krizës dhe problemeve që përfshinë vendin. Ahmeti gjithashtu tha se të gjithë shqiptarët duhet të kontribuojnë që në vend të mbahen zgjedhje të ndershme, demokratike dhe pa frikësime.
“Dëshiroj që të gjithë të kontibuojnë për zgjedhje të ndershme, pa frikësime, nuk kemi nevojë të hutohemi pasi fitorja është në anën tonë. Jo vetëm që jemi më të mobiliziuarit, jo që jemi lëvizja më e madhe në historinë e shqiptarëve brenda 14 viteve të fundit, por jemi edhe më të mirët pasi kemi investuar në ngritjen e kuadrove të reja në të gjitha fushat e veprimtarisë. Prandaj, është përgjegjësi kur del para njerëzve, normal për atë që ka fytyrë, pasi kohëve të fundit janë paraqitur edhe njerëz që edhe “detin kos e bëjnë”, por ta dini se ata gënjejnë”, theksoi Ahmeti.
Kreu i integristëve nuk mbeti pa përmendur edhe rëndësinë që ka Prokuroria Speciale Publike. Sipas tij kjo prokurori është sukses që nuk duhet të anëshkalohet.
“Kur jemi tek Prokuroria Speciale Publike, ne e kemi mbështetur atë dhe do ta përkrahim deri në fund, ajo është rezultat i negociatave mes katër partive më të mëdha politike. Unë jam PRO asaj që të vërtetohet çdo gjë, le të gjykohet çdo gjë, pasi ne kemi kërkuar një mandat të fuqishëm me qëllim që kjo prokurori me sukses ta kryejë punën e saj. Por ajo nuk duhet t’i lejojë vetes që shëndrohet në satelit të ndonjë partie politike, e as mos të përkrahë politikat ditore të dikujt, por me profesionalizëm t’i qaset punës”, tha mes të tjerash lideri i BDI-së.
Kryetari Ahmeti edhe para banorëve të Zhelinës përsëriti qëndrimin tashmë të njohur të BDI-së lidhur me formimin e partive të reja shqiptare. Ai tha se ky veprim kontribuon në përçarjen e votës shqiptare dhe me këtë uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
“BDI koalicion ka popullin shqiptar të Maqedonisë. Urojmë edhe partitë e tjera të jenë më të mençura, le të bëhen bashkë kundër BDI-së, le ta fitojnë BDI-në, por mos t’i përçajmë shqiptarët, pasi ndarja i bënë më pak të rëndësishëm shiptarëti inkurajojmë të dalin bashkë, le të humbë BDI, mos të humbin shqiptarët”, tha Ahmeti.
Ndërkohë Shefi i Shtabit Zgjedhor Bekim Neziri tha se BDI-ja është parti që nuk njeh humbje që nga viti 2002 në krye me liderin Ali Ameti.
“Ne do të kemi 1 votë më tepër se sa në zgjedhjet e vitit 2014. Pse ne themi kështu? Ka shumë komponente për të qenë parti serioze. E para është struktura e një subjekti politik. Kështu siç jemi në Zhelinë, BDI ka të njëjta edhe 33 degë në nivel republikan, këtu prezent kemi 500 aktivistë, nëse i bëjmë bashkë ata janë 15 mijë aktivistë aktivë. E dyta është se për të fituar zgjedhjet, duhet të kesh program zgjedhor, gjë kjo që u mungon partive opozitare. BDI në këto zgjedhje të parakohëshme ka programin e saj zgjedhor i cili përfshin barazi ekonomike, parime që dalin nga NATO dhe BE, ne në mënyrë sistematike po bëjmë hapjen e vendeve të reja të punës. Komponenti i tretë dhe i rëndësishëm, që nuk duhet tejkaluar, është që të kemi një lider siç është Ali Ahmeti”, theksoi Neziri.
Gjatë takimit të mbrëmshëm me qytetarë, krerët e BDI-së thanë se gjatë 4 viteve të ardhëshme do të realizohen edhe shumë investime kapitale në viset e të banuara me shqiptar dhe me këtë do të hapen shumë vende të reja të punës. /Radio Vala

1,023 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria për herë të dytë e fiton Kupën e Solothurn-it në Futboll (Foto)

Zhuchwill (SO), me 30 Maj 2019 FC Iliria për herë të dytë në historinë e …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: