Breaking News
Home / Lajme / Kryetari i BDI-së Ahmeti u takua me ambasadorin e Holandës në vend, Plomp

Kryetari i BDI-së Ahmeti u takua me ambasadorin e Holandës në vend, Plomp

Tetovë, 8 Nëntor 2016
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka realizuar takim pune me ambasadorin e Holandës në Maqedoni, Vuter Plomp.
Ahmeti dhe Plomp bashkëbiseduan për procesin e organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të 11 dhjetorit, detyrave të Qeverisë së ardhshme, si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE bashkë me zbatimin e tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit.
Lideri i BDI-së Ahmeti foli për nevojen e mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe të pranueshme nga vendorët dhe ndërkombëtarët, prandaj dhe BDI do të jetë kontribues për zhvillimin demokratik të procesit zgjedhor më 11 dhjetor.
Kryetari Ahmeti tha që prioritetet e ardhshme të qeverisjes me doemos duhet të janë zgjidhja e çështjes së emrit që mundëson integrimin euroatlantik, sundimin e ligjit dhe reformat e kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar bashkë me barabarësinë dhe zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe.
Ahmeti foli edhe për periudhën e vështirë nëpër të cilën po kalon vendi dhe rajoni si dhe aktivitetet e qendrave të ndryshme për ta shfrytëzuar këtë krizë në mënyrë që të devijohet vendi dhe rajoni nga orientimi Euroatlantik.
“NATO mbetet prioritet imediat i imi dhe i BDI-së, prandaj dhe do të angazhohemi për t’i realizuar qëllimin e përbashkët me komunitetin ndërkombëtar”, tha Ahmeti. /Radio Vala

806 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: